Porti i Vlorës, stadiumi Flamurtari dhe aferat e tjera të administratës Socialiste në Vlorë

Aldi HAMZARAJ  

Tashmë për 28 vjet, bashkia e Vlorës ka qenë e drejtuar nga Partia Socialiste, duke filluar me
Neki Dredhën e duke vazhduar me Niko Veizin, Shpëtim Gjikën, Dritan Lelin dhe kryetarin
aktual Ermal Dredha. Në gjithë këtë periudhë, nuk është e drejtë të bëhet një bilanc i arritjeve të Partisë Socialiste në Vlorë?

Fillojmë me portin e Vlorës, i cili që në fund të viteve 90 filloi të humbte influencën që ka patur
në gjithë rajonin në favor të ati të Durrësit. Në Vlorë, që mos të harrojmë, në fillim e deri në
mesin e viteve 90 (për 1997 kam për të shkruajtur në një moment të dytë), nëpërmjet portit nuk vinin vetëm njerëz, por dhe mallra të rëndësishme. Ky fluks i mallrave dhe kontaktit me botën jashtë solli zhvillim të menjëhershëm. Supermarkete, klube (Ku përmendim Klubin Delfini për ata qe e mbajnë mend), importe të mallrave cilësore, madje edhe risi lokale PRODHIMI i Birrës 500 vjeçare Bavareze Löwenbrau në një fabrike tek zona që njihet si “Pusi i Mezinit”.

E ç’ndodhi? Dalëngadalë, jo për faj të Vlonjatëve si thotë Sulltani që na akuzon si ata që pengojne turizmin, por për mungesë të investimit të mëtejshëm, Porti i Vlorës u tejkalua nga ai i Durrësit, tek i cili vazhdon të investohet. E sot? Porti i është dhënë Samir Manes dhe Geront Çelës. Për investim, jo për të zaptuar hapsirën, për të mos lejuar njerëzit të kalojnë, për të lënë Portin pa mol, etj.

Në Portin e Vlorës sot mund te ankorohet vetëm 1 anije, gjë që jo para shumë kohësh solli një
“skandal” (që nuk duhet të konsiderohet i tillë sepse ai boti ishte ankoruar me leje aty), ku për
shkak se i ankoruar ishte një yacht privat, tragetit me njerëz i duhej të priste. Ja Vlora turistike.

Ja Porta hyrëse në Vlorë…

Së dyti. Si popull krenar që jemi ne Vlonjatët, kur s’kishim as bukën e gojës në kohën e Shokut 1 (se Shokun 2 e kemi patur që 2013), kishim sportin. Flamurtari i viteve ‘80 ishte në mënyrë të padiskutueshme klubi më i kompletuar i vendit, me performanca mbresëlënëse në Europë (ndeshja me Partizanin e Beogradit, ajo me Barcelonën, etj…), aq sa Sokol Kushta, “pyka” i ekipit në gjuhën popullore, u nominua për topin e artë në vitin 1987 (ku mori të njëjtin numër pikësh me Rudi Völler, Alessandro Altobelli, Glenn Hoddle dhe Dimitris Saravakos).

Stadiumi Flamurtari nuk është vetëm një fushë futbolli, por për shumë nga ne, nga më i moshuari tek më i riu, është simbol. Simbol i fëmijërisë. I shpresës në ditë të vështira. Është një simbol i arratisë nga problemet e shpeshta me të cilar përballej aq shpesh ky popull.

Ku e ka lënë Partia, e cila ka 12 vjet në qeveri dhe 28 në pushtet lokal? Në duart e një miku të
Partisë, i cili është i kërkuar nga forcat e rendit në Turqi, dhe i cili ka patur problematika nga më të shumta me ekipin, që nga mosdhënia e rrogave, deri tek mosinvestimi në vetë stadium. Z. Idrizi ka ndërtuar një fasadë estetike nga jashtë stadiumit, ndërkohë që ambientet e brendshme lënë për të dëshiruar. U bë projekti i një stadiumi të ri në Pyll të Sodës para disa vitesh, e se çfarë u bë me atë kompaninë turke nuk e di njeri. Tani po bëhet përsëri projekt për stadiumin, i cili (sipas vetë Z. Dredha Jr) “Është në gjendje të rrënuar”. Po si ka mundësi Zoti Kryetar që Stadiumi kur nuk merr investim mbetet në gjendje të rrënuar?

Së treti. Xhamia e Plumbit. Monument kulture. E ndërtuar ne fillim të Shek. XVI nga Perandoria Osmane sipas vizionit të Arkitekt Mimar Sinanit (1489-1588). Për ata që janë të përditësuar me gjendjen e Vlorës, besoj se e dinë sa problematika ka qyteti me mbytjet (qe në vitet ‘60, s’është gjë e re kjo).

Në 4 tetor 2024, Vlora, për shkak të një difekti të hidrovorit dhe rreshjeve të shumta u përball me një mbytje të gjithë qytetit, ku në disa pika, uji arrinte deri tek gjuri (e provuar nga unë) për mbi 36 orë (shiu filloi në datën 4 pak para orës 3 të drekës dhe Vlora u zhbllokua krejtësisht nga uji vetëm në mëngjesin e datës 6. Ndër dëmet më të rënda ishte hyrja e ujit në Xhami, e cila siç e dimë ndodhet në një gropë.

Që nga ajo periudhë, Xhamia e Plumbit është thuajse (në mos krejtësisht) jofunksionale. Erdhi vetë Ministri i Kulturës për të “analizuat dëmet”, dhe në vetë fjalët e tij “Sa shumë mermer paska këtu, për çfarë ju duhet gjithë ky juve?”

Pra, Z. Ministër i Kulturës, me atë pyetje, sygjeroi zhveshjen e një monumenti kulture dhe
institucioni fetar…kushedi për çfarë i duhej ai mermeri…

Porti, Stadiumi, Xhamia. Tre monumente të Vlorës. Tre gafa sa afatgjata dhe afatshkurtra. Dhe ne vazhdojmë, shkojmë si dele në zgjedhje dhe shesim votën për një qeskë me djath e sallam (po e kapën dhe aq ata që e bëjnë)…ose nuk ikim fare në votime. E si e vërtetojnë Socialistët që nuk venë në votime njerëzit? U mbledhin pasaportat dhe kartat e identitetit deri sa mbaron afati i votimit, njeri nuk ankohet, dhe Partia në pushtet fiton dhe 4 vjet.

Do zgjohemi ndonjë ditë ne apo do vazhdojmë të mbetemi defiçentët e historisë shqiptare, se na lanë qytetin pa një monument, pa një diçka që të dalim krenarë e të themi “Po, nga Vlora e
Ismail Beut jam” apo “Po nga Vlora jam, nga aty ku bashkohen male, fusha e kodra, dhe ku
sporti, arsimi, kultura dhe argëtimk shkrihen në një.

MAKE. ALBANIA. GREAT. AGAIN.

About Redaksia

Check Also

Të paguash taksa pa pasur të drejta qytetare, gjendje skllavi

Nga Artan FUGA Vendosja e një takse shtesë për shtëpitë dhe apartamentet dytësore ka vend për …