Vritet me thikë 32-vjeçari për një kanal vaditës!

Një 32-vjeçar u vra mbrëmjen e së martës në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës. Policia ka arrestuar autorin, 25-vjeçarinXhesion Toromeni, pas disa orësh ndjekjeje nga forcat operacionale të DVP Fier.

Sipas uniformave blu, Besmir Kumria ndodhej në lokal me disa miq, kur autori mbërriti me makinë, hyri me thikë në dorë drejt tavolinës ku ishte 32-vjeçari dhe e qëlloi menjëherë, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Raportohet se shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt i vazhdueshëm mes familjeve të tyre për një kanal vaditës në fshat.
Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, dalin pamjet nga lokali ku
Vendi ku ndodhi vrasja

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Lushnjes, ndërsa dëshmitarët nuk e njihnin autorin dhe ngjarja nuk u kap nga kamerat e lokaleve për mungesë të tyre. Kumria, punonte në Himarë dhe kishte shkuar në Divjakë për të përcjellë bashkëshorten, e cila ishte nisur për në Gjermani ku kishte gjetur punë si infermiere.

Trendi i dhunës për motive të vogla

Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri derdhet gjak për motive të vogla, si konflikte për kanale vaditëse, ngacmime personale apo grindje që përshkallëzohen në tragjedi. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, krenohet me shembjen e bizneseve të vogla dhe sekuestrimin e bidonave të qumështit, në vend vazhdon të derdhet gjak, pasi besimi i të rinjve tek institucionet nuk ekziston.

Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe në pjesë të tjera të vendit. Në Shkodër, fshati Dragoç, në janar 2025, 33-vjeçari Ramazan Mataj u vra me armë zjarri. Policia arrestoi dy persona, vëllezërit Arjon Hasaj, 29 vjeç, dhe Klisman Hasaj, të dyshuar se Arjon kreu vrasjen ndërsa Klisman ndihmoi në sigurimin e kushteve dhe fshehjen e armës.

Hetimet treguan se Arjon kishte kontaktuar viktimën përmes llogarive të rreme në rrjete sociale për ta nxjerrë në pritë. Dyshohet se Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënieve familjare, që konsiderohet shkak për vrasjen, ndërsa arma e krimit u gjet e fshehur dhe më pas e groposën në oborrin e banesës.

Në Tiranë, zona e Astritit, gusht 2024, 34-vjeçari Amaralando Hoxhallari humbi jetën pasi u godit me thikë nga një person tjetër, për shkak të ngacmimit të partneres së autorit. Autori u arrestua dhe u vu nën hetim për “vrasje me paramendim”. Ndërsa në Tiranë, zona e Çekrezit, 2025, një 27-vjeçar u qëllua me thikë pas një grindjeje për arsye të dobëta. Policia arrestoi autorin dhe ngriti akuzat për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Në Maliq, fshati Pirg, gusht 2024, 14-vjeçari Erald Xhejo u vra nga një bashkëmoshatar pas një konflikti që kishte nisur një vit më parë për motive banale. Pas ngjarjes, u arrestuan tetë persona, duke përfshirë të mitur dhe të rritur, që tentuan të fshihnin provat e krimit.

About Redaksia

Check Also

Zhdukje shtetërore/ A dispononte Shima përgjimin ku implikohej Linda Rama për aferat miliona euro?

Pjesë nga intervista me Ahmetajn Peka: AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës? Ahmetaj: Doni …