A ka një vendim opozita për mandatet?/ Berisha: Forumet do të marrin vendimet përkatëse!

I pyetur mbi qëndrimin e opozitës lidhur me fatin e mandateve parlamentare, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se vendimi final do të merret nga forumet e partisë në ditët në vijim.

Në një prononcim për mediat, Berisha theksoi se çështja është në diskutim dhe se çdo hap do të ndërmerret në përputhje me vendimet kolegjiale të strukturave drejtuese të PD.

“Në ditët që vijnë, do të mblidhen forumet dhe do të marrin vendimet përkatëse”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Një urim të përzemërt për ekipin tonë kombëtar të Kosovës, është një ndeshje historike sonte!

Berisha: Do ta mbyll tani me një urim të përzemërt për ekipin kombëtar, për ekipin …