Policia, zëdhënëse e pengmarresve të Daniel Shimës

Policia nuk jep asnjë detaj në lidhje me rrëmbimin e Daniel Shimës, por ajo është kthyer në një zëdhënëse të pengmarrësve të tij duke sajuar skenarë qesharakë që janë hartuar në zyrën e pengmarrësit të Shimës.

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima është kthyer në banesë dhe është paraqitur në Komisariatin Nr.1 të Tiranës rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Policia bën me dije se Shima ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij, duke sqaruar kështu situatën pas alarmit të krijuar nga familjarët që kishin humbur kontakt me të ditën e djeshme.

Deklarata e tij bie në kontrast me mesazhin e fundit që kishte dërguar familjarëve para se të humbiste kontaktet, ku shkruante: “Po më arrestojnë”, për të cilin policia nuk ka reaguar. Ka dyshime të forta se Shima është rrëmbyer për ta kërcënuar që të mos hapë gojën.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen ekontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Çfarë i ndodhi Daniel Shimës?

Zhdukja e papritur, mesazhi misterioz dhe më pas rikthimi i shëndoshë në banesë, lënë hapur disa skenarë:

A ishte fjala thjesht për një konflikt personal dhe një largim i nxituar, siç pretendon vetë Shima?

Apo pas mesazhit të tij fshihen prapaskena që lidhen me të kaluarën në AKSHI dhe akuzat mbi tenderat shtetërorë?

Mos ndoshta kemi të bëjmë me një “alarm të rremë” që do të mbulojë diçka tjetër?

Për momentin, policia nuk ka dhënë një version zyrtar mbi shkaqet e zhdukjes së 34-vjeçarit dhe as nuk ka komentuar mbi mesazhin “po më arrestojnë”.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …