Në pikën e vapës, banorët e disa zonave në Tiranë pa ujë të pijshëm, drejtori i UKT: Ka defekt…

Në pikën e vapës, banorët e disa zonave në Tiranë kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe UKT e drejtuar nga Skerdi Drenova nuk tregon se kur mund të zgjidhet defekti.

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

Sipas UKT-së zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit janë Kombinat, Prush, Sharrë. Ndërsa zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit, “3 Vëllezërit Kondi”, Zona e Sanatoriumit, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Sauku i Ri dhe Sauku i Vjetër.

About Redaksia

Check Also

Pazaret e Ramës me “Eskobarin e Ballkanit”

Qeveria është treguar bujare për “Escobarin e Ballkanit”, alias Klement Balili, duke i kursyer atij …