Sali BERISHA
Dje pasdite, Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, e tëra u përpi nga lajmi se ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ish-zyrtari i lartë i kërcënuar egërsisht nga Edi Rama sipas ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për shkak të tenderëve familjare, personi, i cili u shkarkua si zëvendësdrejtor i përgjithshëm me datën 19 mars të vitit 2024, pasi famozja Mirlinda Karçanaj kaloi një sesion shumë të zgjatur pyetjesh në SPAK.
Dhe po atë ditë, pas atij sesioni, sikur të merrte urdhër nga SPAK, ajo e shkarkoi në vend pa dhënë asnjë motiv.
Ky është Shima, i cili është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafioze.
Ju e dini se AKSHI është quajtur sipërmarrja private e Edi Ramës.
Ju, shqiptarët e dinë, se regjistrime ambientale, çka do të thotë regjistrime në tavoline, të një bisede të Gerond Meçes, njeriut që ka fituar 46 milionë euro tendera, me të famshmen kompani ABS, tendera sekrete, tendera pa garë, dhe janë vërtetuar 800 transaksione nga Thesari i Shtetit, në një bisedë me një person tjetër në një mjedis, personi tjetër i kërkon Gerond Meçes mbështetje për ët fituar tendera në AKSH, ku aty përflitet se tenderat i përcakton baxhanaku i Edi Ramës, kunati i Linda Ramës, Armand Fangu, madje thuhet se vetë Linda ka bërë takime me prokurorin Mara që po hetonte dosje të Armand Fangut.
Pra, Shima ishte një person në qendër të ciklonit.
Ishte personi që dinte çdo gjë për Fangun, për Meçen, por dinte gjithçka tjetër edhe për dy zonjat aty, njëra është famozja Mirlinda, kurse tjetra është fiks motra e Ergys Agasit, e këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Ballkanit.
Ajo është drejtoresha juridike e AKSHI-t.
Tani vijmë pak te Shima, kthehemi prapë.
Ky person i shkarkuar në mënyrë brutale para një viti nga Mirlinda Karçanaj, i zhdukur nga radarët, i përfolur në kohën e shkarkimit, na shfaqet dje me një SOS. ‘Po më arrestojnë’!
Në ora 1.30 minuta, sipas burimeve shumë të afërta me policinë, Shima i dërgon mesazh bashkëjetueses a partneres së tij: Po më arrestojnë.
Natyrisht një mesazh i tillë, që shpreh kërcënimin me një rrezik të madh arrestimi, nënkupton jashtë çdo dyshimi angazhimin direkt të uniformave të shtetit ose të banditëve të shtetit të veshur me uniformë. Po më arrestojnë.
Por nga ora 13:30 që Daniel i dërgoi mesazhin partneres, gjer në orën 5 pasdite, gjithçka u mbulua me kodin e heshtjes, gjersa më në fund nëna e tij denoncoi në polici zhdukjen e djalit dhe mediat u informuan.
Fakti që u mbajt kjo heshtje prej 3 orësh dëshmon se policia, e cila përpiqet të hiqet sikur dinte gjithçka për Danielin, në tërësi ishte jashtë loje, përveç atyre që kishin marrë detyrën ose ta arrestonin, ose bandës së veshur me uniformë që e rrethoi.
Është e vështirë të besosh në komunikatat e policisë, të cilat njëherë thonë se u nis drejt Qytetit Studenti dhe na u zhduk gjurma. Po të gjithë shqiptarët e dinë se mbi Qytetin Studenti është Surreli. Po vazhdove pak më sipër, del në Surrel. Kjo është e vërteta.
Dhe pastaj thonë se e pikasëm kur kaloi tunelin në Elbasan.
Pra, përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, këtë të vërtetë nuk mund ta themi me siguri.
Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye.
Dhe se ai shpëtoi i gjallë falë atij instinkti që e shtyu t’i bënte një mesazh, një SOS, partneres së tij.
Përndryshe do kishim skena si ajo e Jan Prengës ose zhdukje si ajo e Ervis Martinit që nuk gjindet edhe sot e kësaj dite pa nam dhe nishan.
Pra, policia mashtroi paturpësisht. Ishte në jug, tha.
Policia kishte të gjitha mundësitë në qoftë se policia e lokalizoi atë tek Qyteti Studenti, por pastaj u tha hiqni dorë nga kjo, çojeni në Elbasan.
Hajdeni merreni vesh tani se ku…
Por një gjë del e sigurt, që ky për disa orë u mbajt peng në një bodrum mafie, vrasësish serialë, në të cilën atij iu mbyll goja.
Ai ka dalë, është në shtëpi. E ka qepur gojën njëlloj si Lefteri, i cili pas kërcënimit që i bëri Poja, pret me durim dajak pas dajaku, akuzë pas akuze dhe nuk u thotë shqiptarëve të vërtetën.
Pra, cili ishte skenari?
Ishte skenari zhdukja e tij përfundimtar apo vetëm qepja e gojës, faktikisht cilido që të ishte, kodi i mafies, Omerta mbizotëroi.
Tani unë kam disa pyetje për Edi Ramën.
1.Cilat kanë qenë motivet e kërcënimit tuaj ndaj Daniel Shimës?
2.E urdhërove ti Mirlinda Karçanajn ta shkarkojë atë sapo doli nga Skapi dhe pse?
3.Ke dijeni ti për regjistrimin ambiental në të cilin Gerond Meçe pohon se të gjitha tenderat në AKSH i përcakton baxhanaku dhe bashkëshortja jote, Linda Rama?
4.Je i gatshëm të ballafaqohesh me Daniel Shimën pas kësaj situate? Në qoftë se ta mban. Përndryshe, me Agasin je autor kryesor i këtij akti i terrorizmit shtetëror të realizuar sigurisht nëpërmjet karteleve të drogës dhe absolutisht më i mundshmi, meqenëse këta thonë njëherë shkoi në Qytetin Studenti, po ç’punë ka QS me Elbasanin? Pra në qoftë se e keni identifikuar me kamera dhe qeliza në Elbasan, ai atëherë aty është përpunuar në bodrumet e Suel Çelës.
Pretendimi i policisë se kishte një zënkë me partneren, fakton të gjitha këto që themi.
Është një turp, turp i madh.
Përndryshe, AKSHI si sipërmarrja private e Edi Ramës është një institucion me inkriminimin më të lartë.
Ju jeni dëshmitarë se si drejtoresha aty u kap në flagrancë teksa transportonte 140 kg kanabis. Njëfarë Erisa Feraj. Për të mos folur për të tjerë.
Por, edhe njëherë, gjithçka ndodhi si në romanet e Markezit, si në një narkoshtet të parë dhe të vetëm në Europë që është Shqipëria.
Dënoj me forcën më të madhe rrëmbimin dhe kërcënimet e mëdha që i janë bërë Daniel Shimës, një person siç u faktua, i planifikuar për t’u zhdukur nga Edi Rama me mafien e tij.