Berisha: Rugova i mësoi elitës politike të Kosovës doktrinën e shtetformimit dhe shtetndërtimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në promovimin e librit “Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës” tha se. Rugova i mësoi elitës politike të Kosovës doktrinën e shtetformimit dhe shtetndërtimit”.

Berisha tha se, Rugova kaloi disa kryeministra, me të cilët natyrisht u zgjodh me 70 përqind të qytetarëve të Kosovës.

Në këtë tipar, pas lufte… u them unë ju, ishte garanti kryesor i pavarësisë së Kosovës.

Pse?

Sepse nuk ka diskutim që për komunitetin ndërkombëtar, liritë dhe të drejtat e serbëve në Kosovë ishin një problem madhor.

Se ata nuk luftuan të çlirojnë shqiptarët që të shtypen serbët, malazezët apo etnitë e tjera.

Por njeriu që ishte garant, dhe që nuk mund të vinin në dyshim integritetin dhe vullnetin e tij për të qenë president i të gjithë qytetarëve të Kosovës, për një Kosovë të qytetarëve të barabartë para ligjit, ishte Ibrahim Rugova.

Së dyti, ai tani në të gjitha kancelaritë shpallej si pacifisti radikal.

Çfarë do të thoshte kjo? Kjo do të thoshte se ai nuk heq dorë nga projekti i tij.

Takova në vitin 2005, më priti në Strasburg, Havier Solana i cili kishte njohuri shumë të gjata dhe të thella për Ballkanin.

I parashtroj tezën që vetëm pavarësia e Kosovës i jep fund fluiditetit të faktorit shqiptar në Ballkan.

Por kur ra fjala për Rugovën, tha: Rugova, një pacifist radikal. Se i thashë unë se ai është një garant për liritë e të gjithëve në Kosovë.

Pra, habi tjetër e Ibrahim Rugovës. Pas ndërtimit të shtetit paralel së bashku me Bujar Bukoshin dhe qeverinë e tij, ai bëri çdo gjë për mbrojtjen e këtij projekti.

Por, mbajti një qëndrim të ndryshëm gjatë luftës, në mënyrë të pamohueshme.

Dhe natyrisht lufta çlirimtare përbën faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve nga koha e Skënderbeut gjer sot.

Dhe ajo luftë kishte rol përcaktues për pavarësinë e Kosovës, por prapë nuk ishte baras pavarësi. Duhet të jemi shumë realistë, sepse pas çlirimit të Kosovës filluan të qarkullojnë idetë e konfederatës dhe për fat të keq pati një lëkundje serioze në mbështetjen e këtij projekti nga partnerët evropiane.

Se ç’ndodhi, pak e vështirë të merret vesh, por pas një periudhe që e mbështesnin këtë projekt, filluan të flasin për konfederatë.

Rugova qëndronte përsëri dhe ai ka një meritë të jashtëzakonshme të fundit, do të them, sepse pavarësisht nga kundërshtitë që pati me udhëheqjen politike të UÇK, ai firmosi Rambujenë dhe vendosi një bashkëpunim luajal të shkëlqyer pas luftë.

Duhet të them i mësoi, të themi të vërtetën, elitës politike të Kosovës, doktrinën e shtetformimit, e shtetndërtimit dhe të ndërtimit të Kosovës së pavarur.

Ju u kujtohet, ai kaloi disa kryeministra, me të cilët natyrisht u zgjodh me 70 përqind të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ndryshimi është domosdoshmëri dhe progres

Nga Bujar Leskaj Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeverisjen e vendit. …