Jahte dhe zjarre

Nga Luçiano BOÇI

Rama i lau duart.

Si në çdo rast ai është i gatshmëm të deklamojë pafajësinë e vet, e faltë Zoti se s’di ç’thotë!

“Nuk blen avionë për zjarret, sepse nuk ka pilotë, jo se s’ka mbajtur premtimin”

E pas kësaj zjarret vazhdojnë të gllabërojnë hektarë me pyje në vende të cilat nuk është çudi të shihem nesër të mbushura me kuadrate fotovoltaike, ose kuadrate betoni resortesh.

Bën sikur preket dhe vetëshkruhet si i neveritur nga akuzat e opozitës për dështim total dhe lënie në mëshirë të zjarrit të territoreve të tëra dhe të zjarrfikësve.

Po a mund të neveritet vetë neveria?!

A mund të neveritet njeriu-neveri që ia ka neveritur vendin kombasve të vet?!

Jo!

Dhe Neveria vazhdon spektaklin neveritës.

Për të shuar zjarret (jehonën e tyre) ai nuk përdor as avionë as helikopterë 50 milion eurosh se janë shtrenjtë.

Përdor jahte!

Po po besojeni!

Kjo është mënyra më e mirë dhe e bukur për të mbuluar zjarrin me tym!

Në mos besoni hapni mediat e tij ku përshfaqet me zjarr para të cilit zjarret që djegin vendin s’janë asgjë, gëzimi i papërshkruar dhe entuziazmi tek numërojnë të fotografuar jahtet qindramilionëshe që anashkalojnë Shqipërinë dhe që ose i fusin një “pieno” me karburant të lirë diku nga Saranda, ose i i fusin një të shkarkume fekalesh pieno pa pagesë ku t’i kapi shtrëngimi.

Spektakli si panair neverie vazhdon me tituj bombastikë në hapjen e edicioneve të lajmeve, qe e bëjnë syzekuqin të flakërohet nga grogësimat që i shkakton tallja sy më sy që i bën njerëzve.

Lajmet çahen:

Erdhi Ali Baba qëndroi dumbaba.

Kaloi “Kismeti” na doli “lezeti”.

Po vjen Arnault-i po digjen nga qefi arnautët.

Përshkrimet nuk mbarojnë. Fillojnë me çmimin, pastaj gjatësia, pastaj luksi e pasuria e deri sa e madhe është çmenduria.

Për kuriozitet po deshe të përshkruajnë dhe madhësinë e komoditetin e shu**tores.

Po për zjarret që po nxjinë e shkretojnë vendin?!!

Diku nga lajmi i pestë para se të mësosh se Spanja e Greqia po zhuriten, dëgjon për piromanë e manjakë që me pishë në dorë kërkojnë të sabotojnë me zjarr netët e zjarrta të ashikut të jahteve e luksit me instalacione përrallash.

Sa të bukur e ka bë Shqipërinë Edi Rama – thonë patronazhistët, pas kësaj.

Këndej zjarre pa fund e nga ana tjetër jahte madhështorë.

Madje ato të jahteve po të duan i fusin përveç atyre që cituam më parë, një barbecue live me peshk t’pjek n’dru në zjarrin që po djeg Shqipërinë.

Rroftë turizmi!

About Redaksia

Check Also

Autokracia si “normalitet” i ri i Edi Ramës!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama, kryeministri që e ka kthyer arrogancën në politikë shtetërore, ka …