Ndodh edhe kështu…

Nga Elona Caslli

Ndodh që ti nisesh për të blerë një libër dhe vajza e shtëpisë botuese të sjell dy libra duke të theksuar faktin drejtuesi i shtëpisë botuese më kish dhuruar librin e dytë me kushtin që ta lexoja por mos t’i shfaqja kund fragmentet që më kishin pëlqyer, pasi libri nuk e ka parë ende dritën e botimit.

E shoh librin. Është një autor që e çmoj fort dhe kujtohem se është një vepër që pritet të paktën prej dy vitesh të dalë në botim. I kërkoj vajzës të më shoqërojë për të takuar drejtuesin e shtëpisê botuese. E takoj dhe e falënderoj dhe i jap fjalën se do të respektoj udhëzimet e tij mbi mosshfaqjen e asnjë pjesëze të librit derisa ky i fundit të dalë në treg.

Post Scriptum- E janë pikërisht këto gjeste elegante dhe plot mirësjellje që e bëjnë jetën më të durueshme dhe i japin një ngjyrë tjetër një dite gushti ku ti lexon një libër që ende nuk është botuar me tingujt e një pianoje që e mbështjell këtë rrëfim.

About Redaksia

Check Also

Shkrimtarja Vilhelme Vranari, një histori e gjallë qëndrese!

Nga Rezenbrik SERJANI -Me rastin e 81-vjetorit të lindjes së shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj- Në …