Edi Rama ka sulmuar ditën e sotme një tjetër gjykatës për një vendim që lidhet me një tokë në anë të pallatit, ku është ndërtuar zgjatimi i një lokali.
Rama ka postuar foton e tendës së lokalit që nuk mund të prishet nga inspektoriati i Mbrojtjes së territorit, pasi gjykatësi Klarent Demiri i ka dhënë të drejtë pronarit të lokalit duke penguar shembjen e saj.
“Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun””?- pyet Rama, sikur të mos ia marrë mendja se çfarë!
Më pas e akuzon gjykatësin se “i ka rënë ndesh haptaz interesit publik” duke paralajmëruar se qeveria nuk do të tolerojë në heshtje, ndërsa i kërkon KLGJ të marrë masa.
Fushata e Ramës kundër gjykatësve për shkak të hapësirave publike bie ndesh me heshtjen e socialistëve për arrestimet e zyrtarëve të lartë për korrupsion.
Gazeta RD