23-vjeçari që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat drejtonte automjetin i dehur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në aksin Sarandë-Delvinë, ku kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku dhe Rozina Dhimaku nga fshati Kopaçeza, dhe një tjetër e plagosur.

Dy kanë qënë pasagjere dhe kanë gjetur vdekjen si pasojë e plagqëve të marra. Ndërsa e plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe, është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dielës ku dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë  si pasojë e dy aksidenteve në Sarandë dhe Kuçovë.

Nga aksidentet kanë ndërruar jetë dy motrat, ndërsa tre të plagosurit e tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vërteta që çuan në këtë bilanc negativ.

Policia bëri të ditur se ka arrestuar shoferin 23-vjeçar që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Pularia” në qytetin e Sarandës.

I riu, Kevin Nora raportohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe i doli përballë gjatë parakalimit, makinës ku udhëtonit tre vajza.

Përplasja rezultoi fatale për dy prej tyre, motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç. Ndërkohë nga aksidenti mbeti e plagosur edhe 24-vjeçarja Antolena Zhupa. Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore.

About Redaksia

Check Also

Pse heshtet për të pandehurën Balluku?

Nga Adriana KALAJA Prej muajsh shoh një sulm të frikshëm, kryesisht mediatik, për të heshtur, …