Dy motrat 20 dhe 22 vjeçare bënin nga dy punë vetëm të siguronin mjekimin për vëllanë e tyre të sëmurë me leuçemi. Ato u vranë nga një punonjës I ministrisë së aksident, por qeveria nuk I paguan as funeralin familjes së dy morave.
Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajzave rrëfen sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia. Halla tregon se ai ende nuk e di që dy motrat nuk jetojnë më.
Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë, pikërisht për të siguruar disa të ardhura më shumë për t’i ardhur në ndihmë vëllait të sëmurë.
“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.
Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.