Kosova zgjedh Kryeparlamentarin pas 6 muajve bllokim

Pas gjashtë muajve të ngërçit politik, deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën ta zgjedhin për kryeparlamentar Dimal Bashën.

Basha mori 73 vota për, kundër ishin 30 dhe 3 kanë abstenuar. Ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar, ndërkaq ishte emri i pestë me radhë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fillimisht, propozimin e Bashës e bëri deputetja dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci. Pas propozimit, kryesuesi i seancës e hodhi në votim këtë propozim, ndërsa zgjedhja e tij në krye të Kuvendit u arrit me votat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kreu i PDK-së para nisjes së seancës tha se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha nuk i plotëson kriteret për kryetar të Kuvendit, mirëpo sipas tij, nëse LVV nuk ka kandidat më të mirë atëherë do ta votojnë.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje vërtet konsideron se Dimal Basha apo një i tillë është kandidati më i mirë që ata kanë për këtë pozicion dhe i përfaqëson qytetarët ne do ta votojmë edhe pse nuk besojmë se një gjë e tillë qëndron”, ishte shprehur ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Gazetarja e vrarë nga bombardimi i Izraelit ndaj spitalit në Gaza

Gazetarja Mariam Abu Dagga u vra sot nga ushtria izraelite gjatë bombardimit të spitalit Nasser …