Mundësitë që ai të rrëfehet si Arben Ahmetaj nuk janë të ngjashme. Ahmetaj foli pasi mori arratinë, ndërsa Veliaj është në burg. Në burg Rama ka konroll të plotë me Ulusiun. I dërgon banditët që e kërcënojnë, madje edhe e dhunojnë. Mos harroni, në burgje sot edhe vriten njerëz.
Rama nuk ndalet vetëm tek kërcënimet në burg. Për ti mbyllur gojën aktivizon edhe taborin që mbush mediat me deklarata për vjedhjet e rrezikshme të Veliajt dhe ky është një kontigjent politik që e shikon si rrezikun më të madh Veliajn që mbahet prej 6 muajsh në burg, por jo Ramën që vjedh, organizon rrëmbime, manipulon zgjedhje, burgos kundërshtarë politikë e bën çdo gjë që atij ti teket.
Ka vetëm një mënyrë që Veliaj të flasë dhe kjo është që ai të bëhet i penduar i drejtësisë. Nëse Veliaj është serioz kur deklaron në rrjetet sociale se “kur ai të flasë, ai tjetri do të jetë lajmi i fundit” atëhere ai e ka mundësinë që të realizojë atë, por nëse ai nuk e shfrytëzon dhe kjo mbetet vetëm në kuadër të deklaratave shantazhuese ndaj Ramës, atëhere kjo e bën atë qesharak..
Më mirë të mos flasë dhe të mbyllë gojën në qeli se të bëjë shantazhe të tilla qesharake që nuk i bëjnë asnjë dobi atij dhe as i prishin terezinë Ramës dhe as gjyqtarëve që afërmendsh e kanë ndarë mendjen për ta mbajtur në burg.