Vritet me armë një qytetar në Shkodër

Një 61-vjeçar me iniciale është ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Abat, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.

“Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është …