Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi KLGJ-në se nuk po garanton cilësinë e drejtësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se, roli i KLGJ nuk është të mbrojë politikën, por të luftojë bandat dhe korrupsionin. Ai akuzoi Ramën se, në vend që t’i luftojë ato, i ka ulur në qeverisje përmes tenderave, koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit.
Reagimi
Përpara se të “shtrembërojë” nga padija e thellë rolin e KLGJ, Edi Rama bën mirë të kuptojë rolin e tij:
– Është për të luftuar bandat, jo për t’i ulur në qeverisje;
– Është për t’i shkatërruar ekonomikisht bandat, jo për t’u dhënë licenca, tendera, koncesione apo leje ndërtimi;
– Është për të luftuar korrupsionin, jo për ta ligjeruar atë përmes projekteve si inceneratorët që nuk ekzistojnë;
– Është për t’u gjykuar nga prokurorët e gjykatësit, jo për t’i gjykuar ata!
Prandaj, bën mirë që, përpara se të gjykojë gjyqtarë e prokurorë që nuk i vijnë pas avazit apo humorit të tij, të kujtohet se asnjë Kyeministër në Europë, nuk komenton e jo më të sulmojë gjyqtarë e prokurorë specifik për çështje specifike.
Dhe boll harxhoi kohën me çështje që as i kupton dhe as mundet t’i kuptojë, sepse Edi Rama është gatuar si “antiligji” dhe “anti interesi publik”!