Tre kartele janë në një përplasje të hapur për të kapur postin e ministrit të Brendshëm. Ata po lobojnë përmes formave të ndryshme tek Rama për të zgjedhur ministrin e Brendshëm. Ajo që bie në sy është se pjesë e llogarive të karteleve është edhe drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e cila ka marrë mbështetjen e baronit të drogës së Durrësit, “Poja”.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kartelet po përleshen se kush do marrë Ministrinë e Brendshme, Troplinët duan Vlora Hysenin, ndërsa përfaqësuesit e Elbasanit nuk heqin dorë nga mbështetja e tyre për Taulantin, duke krijuar një skenë të tensionuar dhe të paqartë për të ardhmen e kësaj ministrie.
“Komenti im është ky. Edi Rama i tmerruar nga krimet që ka kryer, nga farsa elektorale, nga damoskja tani me vetëkuptim, si anëtar i organizatës kriminale Sorosiane, është i aftë të marrë çdo vendim në verbëri.
Por ju garantoj ju, se opozita do të qëndrojë fuqishëm me dritën e transparencës. Pavarësisht nga përpjekjet e tij të dështuara, opozita do ti japë transparencën shqiptarëve.
Tani unë thashë se do më pyesje ti mua, se çfarë po zien në kartelet e drogës për emërimin e ministrave të Edi Ramës. Por kjo është kryesorja.
Priten përleshje të mëdha midis tyre, kush të marrë Ministrin e Brendshëm. Troplinët me Agasin janë për Vlora Hysenin. E keni marrë vesh besoj.
Të tjerë janë për atë Dyrmishin. Ata e lanë Arkend Ballën dhe duan Vlorën tani.
Këta të Elbasanit nuk heqin dorë nga Taulanti.
Tani, betejat po zhvillohen midis klaneve, karteleve të drogës. Mendoj se këto i interesojnë popullit më shumë. Prandaj dhe është detyrë që të ua themi”, tha Berisha.