Mediu: Ndërkombëtarët kanë deklaruar se zgjedhjet nuk ishin të lira, opozita të bëjë analizën e 11 majit

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ishte sot në “Programin e drekës” në News24 ku foli në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka ripërsëritur faktin që rezultati i zgjedhjeve ishte i manipuluat nga mazhoranca në pushtet, që kontrollonte infrastrukturën për votën e diasporës, përdori administratën dhe të tjera aspekte që ndikuan në një proces jo të drejtë zgjedhor.

Mediu shtoi gjithashtu se opozita duhet të bëjë një analizë të brendshme për ccfarë shkoi dhe nuk shkoi në rregull në fushatë dhe zgjedhje, duke nxjerrë kështu mësimet e saj.

Ai shtoi se me nisjen e sesionit të tij opozita duhet të jetë në Kuvend, pasi historia ka treguar që e kundërta nuk ka rezultuar në sukses.

“Opozita arriti t’i japë materiale plus ODHIR, PE apo Asamblesë së OSBE që raporti final të ishte sa më i plotë.
Por duhen ndjekur të gjitha rrugët që të kontestohen zgjedhjet dhe PD është në rrugën e saj në këtë drejtim. Ka edhe një analizë që opozita duhet të bëjë brenda saj për pikat e forta dhe të dobëta gjatë kësaj fushate. Marzhi i manipulimit të zgjedhjes ishte jashtëzakonisht i madh.

Qendrimi i opozitës për Kodin Zgjedhor duhet të ishte i ndryshëm, nuk krijonte një garë të hapur, krijonte dy grupe, një që e merr mandatin pa konkurrim dhe tjetri që luftonte. Për një opozitë kjo është e dëmshme, sepse forca e saj është marrëdhënia me qytetarët.

Kam qenë mbështetës i votës së emigranteve, nuk ishte çështje fryme por infrastrukture e cila kontrollohej nga PS.
Opozita arriti të krijonte një marrëdhënie pozitive me qytetarët.
Arbitri i këtyre zgjedhjeve, ndërkombëtarët kanë thënë që nuk kemi zgjedhje të lira e të ndershme ndaj rezultati është i manipuluar.
Konkurrimi i shumë partive opozitare ishte një gabim pasi votat që nuk përktheheshin në mandate i shkonin PS.
Mendoj që opozita ka nevojë që gjykojë drejt mbi manipulimin e zgjedhjeve dhe mbi funksionimin politik dhe strukturor opozitar.

Kush është ajo reformë elektorale që i nevojitet Shqipërisë dhe jo thjeshtë opozitës që Kuvendi të jetë përfaqësues, jo i emëruar. Nga ana tjetër çfarë nuk funksionoi mes dy grupeve të kandidatëve, në të dy listat.

Një opozitë e përçarë nuk mund të fitojë. Kjo kërkon një analizë të PD, koalicionit dhe në marrëdhënie me partitë e tjera.
Duhet një organizim më i mirë dhe i përbashkuar opozitar pavarësisht problematikave brenda nesh”, tha ai.

About Krye Redaktor

Check Also

79 vjet nga Kryengritja Antikomuniste e Postribës

Sot përkujtohet 79 vjetori i kryengritjës Antikomuniste të Postribës! Drejtues të PD do të marrin …