Shpërthen piramida e platformave online/ 20 mijë humbasin kursimet

Piramida e platformave mashtruese online po shkon drejt shpërthimit të plotë, teksa ato kanë bllokuar tërheqjen e parave duke lënë më mijëra shqiptarë në pamundësi për të marrë mbrapsht paratë e tyre.

Deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë sot publike disa mesazhe që dëshmojnë bllokimin e tërheqjes së parave nga të dy platformat që rezulojnë më të përdorura në Shqipëri, XUEX dhe TXEX.

Shpërthen piramida e platformave online/ Xuex bllokon tërheqjet e

Vlerësimet fillestare tregojnë se janë më mijëra qytetarë shqiptarë, veçanërisht në zonat e Lushnjes dhe Divjakës, të cilët kanë investuar para në këto skema të dyshimta mashtruese. Por mesazhet e publikuara nga Braçe, tregojnë se viktimë e skemave kanë rënë dhe emigrantë shqiptarë që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

Platformat XUEX dhe TXEX funksionojnë duke rekrutuar “agjentë” që janë të gatshëm të tërheqin të tjerë dhe targetojnë qytete specifike. Këto skema kanë zhvatur miliona euro nga qytete të vogla në Serbi, rreth dy muaj më parë dhe pasi u ekspozuan aty, u zhvendosën në Kroaci dhe tashmë në Shqipëri.

About Krye Redaktor

Check Also

Sigurim në kohë sfidash: Rrëfimi i sukseseve të SIGAL Kosovës

Në tetorin e vitit 2003, Kosova ishte një treg i ri dhe sfidues, katër vjet …