Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të Covid, Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen!

Deputetja e PD Albana Vokshi, ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu, lidhur me tenderat e shpallur “sekret” gjatë pandemisë së COVID-19.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se kanë kaluar 5 vite nga denoncimi i saj publik dhe kallëzimi i depozituar në SPAK, por ende nuk është marrë asnjë masë, ndërsa sipas saj, abuzimi me paratë e shëndetit të qytetarëve ka mbetur i pandëshkuar.

Postimi i plotë:

5 vite pa drejtësi!

Në kulmin e pandemisë, Rama–Manastirlliu shpallën “sekret” tenderat e maskave dhe mjeteve mbrojtëse, duke i blerë me dyfish e trefish të çmimit real, ndërsa qytetarët s’kishin mundësi të siguronin kura jetike.

Denoncova publikisht këtë krim!

Depozitova një Kallzim në SPAK për këtë aferë kriminale ku u abuzua me paratë e shëndetit të qytetarëve.

5 vite më pas, asgjë nuk ka ndodhur. Rama e Manastirlliu nuk janë hetuar, ndërkohë që shumë qytetarë humbën jetën për shkak të këtij abuzimi. Për shkak të abuzimeve marramendëse, niveli i vdekshmërisë në Shqipëri gjatë COVID19 ishte më shumë se dyfishi mesatares së vendeve të Bashkimit Europian.

Ky është krim i mbuluar me “sekret shtetëror”. Një vjedhje e bërë mbi kurrizin e shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira.

Shqiptarët meritojnë drejtësi!

Abuzuesit duhet të ndëshkohen për cdo qindarkë të parave të shëndetit të vjedhur!

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …