Bardhi-SPAK: Vjedhja e hapur nga Balluku nuk mund të zvarritet apo lihet në harresë

Gazment BARDHI
Lufta kundër korrupsionit qeveritar kërkon vetëm guxim dhe profesionalizëm nga prokurorët e posaçëm. Aferat e shumta të Belinda Ballukut, që janë kryer pa asnjë frikë për ligjin, nuk kanë nevojë për shumë kohë për tu zbuluar/hetuar.
Vetë SPAK ka provuar me veprime konkrete se si çmimet e procedurave të prokurimit fryhen për të vjedhur me dyfishin e kostos. Për këtë arsye, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK jo vetëm për ta informuar që e ka lehtësisht të hetueshme aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës, por edhe për të na informuar se në çfarë faze janë hetimet mbi këtë çështje.
Vjedhja e hapur e 5 milion eurove nuk mund të zvarritet apo lihet në harresë. Përpara ligjit nuk duhet të ketë persona të paprekshëm.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha nxjerr fotot, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një foto ku duket se Edi Rama, …