Reagimi i BE: Duhet konsensusi me opozitën për anëtarësimin në BE

Deputetët e mazhorancës në kuvendin e Shqipërisë kanë propozuar për shkrirjen e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian dhe për ta përfshirë atë brenda Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.

News24, përmes gazetarit Osman Stafa, pyeti delegacionin e BE-së në Tiranë, nëse mazhoranca në Kuvend është konsultuar me Delegacionin e BE-së lidhur me këtë propozim.

Përmes disa pyetjeve drejtuar  delegacionit të BE-së  nga News24, Osman Stafa kërkoi informacion nëse  Delegacioni i BE-së është dakord me shkrirjen e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian, dhe a vlerësohet ky akt i njëanshëm i mazhorancës si një ngushtim i hapësirës së opozitës në procesin e integrimit, duke patur në konsideratë që për më shumë se 20 vjet ky komision është drejtuar vetëm nga përfaqësues të opozitës?

Në reagimin e tij, delegacioni i BE-së thotë  se parlamenti shqiptar është një institucion kyç për cuarjen përpara të agjendës së reformave që lidhen me BE-në.

“Në këtë drejtim presim me padurim hapat konstituivë të parlamentit të ri si dhe presim që integrimi në BE të mbetet një përparësi ndërpartiake për ligjvënësit në legjislaturën e re parlamentare.

Për të qenë i suksesshëm, anëtarësimi ka nevojë për consensus ndërpartiak”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së në Tiranë, për News24.

About Krye Redaktor

Check Also

Si u lirua para pak muajsh nga “drejtësia e re” autori i masakrës së Shkodrës

Nga Boldnews.al Ragip Gila, autori i dyshuar i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve, …