Vendimi i gjyqtarit që u kërcënua nga Rama: Nuk provohet me asnjë akt shkresor se ndërtimi është kryer në pronë publike

Është zbardhur vendimi i gjyqtarit Ligoraq Toshi që sipas kryeministrit Edi Rama ka shkelur rëndë detyrën duke u vendosur në krahë të pronarit të një ndërtese që ka penguar komunitetin e zonës.

Sipas vendimit të zbardhur krijohet dyshimi i arsyeshëm se ekzekutimi i vendimit për prishjen e këtij konstruksioni mund të shkaktojë dëm, të cilin kërkuesi kërkon ta evitojë.

Gjykata vëren se konstruksioni metalik që përshkruan vendimi objekt gjykimi, rezulton të jetë pjesë e lidhur me ndërtesat e tjera, ç’ka në rast sedo të ekzekutohej vendimi për prishjen e objektit të kundërligjshëm krijon dyshimin e arsyeshëm për mundësinë e dëmtimit të ndërtesave ekzistuese.

Çdo ndërhyrje në dyshemen e katit të parë rrezikon ndërtesat ekzistuese, sepse janë të lidhura me njëra tjetrën dhe i shërbejnë ndërtesave.

Sipas gjykatës vlerësohet se prishja e një objekti në vetvete sjell pasoja për pronarin apo poseduesin e këtij objekti sipas rastit e në tërësinë e tyre përfshihen padyshim dhe kostot ekonomike në vetvete.

Nuk provohet me asnjë akt shkresor se ndërtimi është kryer në pronë publike.

Procesverbali i konstatimit të kundërvajtjes dhe as vendimet e nxjerranë bazë të tij nuk konstatojnë se ky objekt është ndërtuar në pronë publike, element që do të justifikonte refuzimin e masës së sigurimit të padisë thotë gjykatë.

Për rrjedhojë, thuhet ne dokument, Gjykata çmon se, nga marrja e masës së sigurimit, nuk ka premisa të cenohet rëndë interesi publik, përkundrazi, kontrolli i ligjshmërisë së veprimtarisë së organit publik nga Gjykata, garanton një mbrojtje më të mirë dhe efektive të interesit publik, përsa kohë bëhet fjalë për një vendimmarje, që ka impakt në të drejtat dhe liritë themelore të individit. /Nga Edison Vatnikaj/ Ora News/

About Redaksia

Check Also

Kalendari i luftës së Vlorës, 5 qershor 1920 – 3 qershor 1920

Nga Bujar LESKAJ 𝑁𝑗𝑒 𝑓𝑒𝑚𝑖𝑗𝑒 𝑞𝑒 𝑓𝑙𝑒 𝑟𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡, 𝑝𝑜𝑟 𝑛𝑗𝑒 𝑘𝑜𝑚𝑏 𝑞𝑒 𝑓𝑙𝑒 𝑣𝑑𝑒𝑠! 𝐼𝑠𝑚𝑎𝑖𝑙 …