Çfarë po ndodh me produktet “Made in Albania”? Kroacia gropos domatet dhe pjeshkët me pesticide, Greqia mandarinat…

Shqipëria po përballet me një situatë shqetësuese në fushën e sigurisë ushqimore, ndërsa qeveria mbetet e heshtur dhe pa kontrolle efektive.

Autoritetet kroate kanë bllokuar dhe asgjësuar 4 ton domate shqiptare të prodhuara në Berat, pasi analizat laboratorike zbuluan nivele shumë të larta të insekticidit chlorfenapyr, një substancë tepër toksike që përdoret për shfarosjen e insekteve.

Sipas njoftimit të EFSA-s, ngarkesa e lejuar për këtë pesticid është 0.01 mg/kg, ndërsa në domatet shqiptare u gjet 0.06 mg/kg, pra pesë herë mbi normën e sigurisë. Domatet e rrezikshme u groposën nga autoritetet kroate dhe nuk arritën në tregun europian.

Gjithashtu sot u raportua se Kroacia bllokoi dhe asgjësoi edhe 5 ton pjeshkë nga Divjaka, pasi në to u gjet prezencë e lartë e metalit të rëndë nikel.

Problemet e eksportit nuk përfshijnë vetëm këto raste. Raste të tjera problematike përfshijnë speca me mbetje insekticidi formetanate, klementina me pesticide të larta dhe sheqer palmë me sulfur dioxide mbi limitet e lejuara.

Nga viti 2019 deri në 2025, RASFF ka nxjerrë gjithsej 69 paralajmërime për eksportet shqiptare, duke treguar një problem të qëndrueshëm në kontrollin e produkteve bujqësore.

Por shqetësimi nuk ndalet vetëm tek eksportet. Disa muaj më parë qytetarët u alarmuan pasi në tregun shqiptar u shpërndarë fileto pule të importuara nga Brazili, të kontaminuara me salmonelë.

Sasia totale e fileto pulës nga kompania ‘AMG Food’, e shpërndarë me markën ‘Dimal’, ishte rreth 18.3 tonë. Vetëm 5.2 tonë u bllokuan, ndërsa pjesa më e madhe, rreth 13.1 tonë, kishte dalë në treg për konsum.

About Redaksia

Check Also

“Lirimi i hapësirave publike”, represion politik dhe antikombëtar!

Nga Rezenbrik Serjani Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, PD Vlorë Ajo që po ndodh aktualisht …