Kurti subvencionin blerjen e librave shkollorë për të gjithë nxënësit/ Rama vetëm rrit çmimet

Të gjithë nxënësit që i nënshtrohen sistemit arsimor në Kosovë, nga klasa 1-9 do të subvencionohen për blerje të librave.

Sipas njoftimit, prindërit mund të aplikojnë për të përfituar shumën prej 80 eurosh për çdo nxënës nga klasa 1 deri në të 5-ën, për të blerë libra dhe materiale mësimore. Po ashtu, 80 euro janë të dedikuara për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9-të, për fletore pune dhe materiale të tjera që ndihmojnë procesin mësimor.

Në një intervistë, zëvendësministri Kelmendi ka dhënë detaje rreth procesit. Ai ka thënë se telashet e dy viteve paraprake i kanë adresuar dhe këtë vit nuk presin vonesa në subvencionim dhe blerje të librave.

“Kritikat i kemi analizuar, si cdo ndryshim i praktikave përcjellët me vështirësi. Ne kemi informuar të gjithë prindërit dhe nxënësit, që ne i subvencionojmë tesktet shkollore drejtpërdrejtë për prindërit, pra të gjithë ata që aplikojnë përmes “E-Kosovës”. Përvec teksteve shkollore, ne kemi vendosur që t’i subvencionojmë me një shumë të caktuar edhe blerjen e materialeve tjera shkollore” – ka thënë zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi.

“Do mbështetet secili nxënës që i nënshtrohet sistemit arsimor në Republikën e Kosovës. Në vitin 2023-2024 kemi vendos që t’ mbështesim me 80 euro secilin nxënës prej klasës 6-9 dhe me nga 30 euro 1-5” – thotë Kelmendi.

“Vitin e kaluar janë mbështetur me nga 80 euro të gjithë nxënësit e klasave 1-5 dhe nga 110 euro nga klasa e 6-9. Tani obligohen nxënësit që t’i kthejnë librat e për këtë vit ende nuk kemi vendosur sa do të jetë shuma” – thotë ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Paçollit duan ti marrin aeroportin ku investoi 104 milionë euro

Tentativat për t’i marrë Behgjet Pacollit administrimin e aeroportit të Vlorës po dështojnë njëra pas …