Vendimi i Ramës do ta thellojë më tej krizën e ujit!

Nga Ilda ZHULALI
Vranësira dhe kthjellime..
Vendimi për krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit është një masë e dështuar që do ta thellojë më tej krizën e ujit. Problemi i mosfurnizimit me ujë i ka rrënjët në mungesën totale të planifikimit urban, të cilin Edi Rama e ka shpërfillur që prej kohës kur drejtonte bashkinë e Tiranës. Babëzia e vjeljes së ‘gjobës’ së majme prej ndërtimit të shpejtë dhe masiv ishte dhe mbetet parësore mbi domosdoshmërinë e planifikimit të zhvillimit të qytetit.
Le të shohim çka ndodhur me Tiranën vetëm gjatë 1 viti:
· +2 milion m² leje ndërtimi.
· 0 investime për të zgjeruar rrjetin e furnizimit me ujë për t’iu përgjigjur kësaj çmendurie ndërtimore.
· 0 investime në rrjetin e ujërave të zeza.
· 0 plane për shkolla e çerdhe shtesë për mijëra fëmijë.
· 0 projekte për rrugë e ambulanca që i duhen një popullsie që strehohet në keto hapësira.
Ndaj problemi nuk është se kush e shpien ujin në shtëpi, bashkia apo qeveria. Fundja, ne tashmë e dimë se Rama është edhe qeveri, edhe bashki, edhe ujë, edhe mbetje. Çështja është se këto shërbime bazë duhet të sigurohen për qytetet-monstra, të ndërtuara nga RamaVelitë pa kurrfarë strategjie e plani, dhe ku çdo shërbim themelor është i destinuar të dështojë.

About Redaksia

Check Also

Ku je o Bajram Begaj se nuk po të shohim më as si qytetar, pa lere më si president?!

Nga Ndriçim KULLA Turpi të mbuloftë o Bajram Begaj, në se  këto që po thuhen për …