Falimenton kompania që përdorej si taksi nga Rama për valixhet diplomatike me kokainë dhe para

Kompania Air Albania që përdorej nga Rama për qindra fluturime private me të cilat është akuzuar nga Kryetari i PD, Berisha se ka transportuar kokainë dhe para ka falimentuar dhe asaj i janë bllokuar avionët.

Kompania ajrore “Air Albania” është zhytur në një krizë të thellë financiare. Ajo nuk i ka deklaruar bilancet prej 6 vjetësh, një veprim pas të cilit ka dyshime se fshihen një sërë skandalesh, përfshirë mbulimi i shpenzimeve të avionit “charter” me emrin Ismaili, që kryeministri Edi Rama e ka përdorur prej vitesh si taksi, për takime nga më të rëndomtat.

Por sa më shumë i fsheh bilancet, aq më shumë po dalin në sipërfaqe problemet. Lajmet se “Air Albania” po falimenton ka shqetësuar më së shumti borxhlinjtë e kompanisë, që kanë nisur t’i kërkojnë të shlyejë detyrimet.

Faqja zviceriane e specializuar për çështjet e aviacionit “Ch-Aviation” bëri të ditur se “Air Albania” është paditur në gjykatë nga një kompani që i ka dhënë avionët me qira. Sipas saj, kompania shqiptare nuk i ka paguar qiranë e avionëve.

“Ch-Aviation” nuk e ka publikuar emrin e kompanisë dhe as se në ç’gjykatë është bërë padia.

Por ajo që është e qartë është se kreditorët dhe qiradhënësit kanë nisur t’i mbledhin borxhet në forma ligjore, pasi kompania e themeluar nga Sinan Idrizi, mik i Edi Ramës dhe presidentit turk Edrogan dhe “Turkish Arlines”, nuk ka më para për t’i paguar.

Muajin e kaluar, sipas raportimeve mediatike, një prej avionëve të “Air Albania”, dhënë me qira nga kompania ajrore “Etihad”, u sekuestruar në aeroportin e Stambollit. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për avionin “charter” që përdorej nga Edi Rama apo për ndonjë tjetër mjet, mes 4 të tillëve që ka “Air Albania”.

Po ashtu, aeroporti i Lubjanës njoftoi pak ditë më parë se “Air Albaia” i kishte anuluar fluturimet nga Tiranë-Lubjanë-Tiranë, për shkak të problemeve financiare.

Që prej themelimit,  për “Air Albania” u hodhën dyshime për qëllimet e themelimit. Kjo për shkak se marrëveshje nuk u bë asnjëherë transparente dhe për faktin se njëri prej aksionerëve ishte mik i ngushtë i Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdogan.

Kompania Air Albania, e themeluar më 2018, është në zotërim të Turkish Airlines që ka 49% të aksioneve, kompanisë MDN Investment të biznesmenit Sinan Idrizi që ka 41% të aksioneve dhe kompanisë shtetërore ALBCONTROL që zotëron 10% të aksioneve.

Zoom.al ka raportuar se kompania ka shërbyer si mbulesë e përdorimit të avionit “charter” me emrin Ismaili nga kryeministri Edi Rama për udhëtime shtetërore e private. Faturat e këtyre fluturimeve, që i kalojnë 150, nuk janë bërë kurrë publike. Edhe marrëveshja mes qeverisë dhe kompanisë “Air Albania” mbahet sekret. Zoom.al i ka kërkuar disa herë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare të bëjë transparencë mbi kontratën, por ajo ka refuzuar. Edhe kërkesat e opozitës për këtë çështje janë hedhur në “koshin e plehrave”.

Sipas denoncimeve të opozitës, fatura e përdorimit të këtij avioni nga Edi Rama shkon në mbi 22 milionë euro, ndërsa borxhet e kompanisë, sipas “Turkish Arilines” janë në rreth 30 milionë euro.

Kryeministri ka deklaruar se “Air Albania” ia ka vënë avionin në dispozicion në këmbim të promovimit që ai i bën kompanisë, si imazh i saj. Por 22 milionë euro për marketing duket një shumë tepër e majme, veçanërisht për një kompani që ka vetëm 4 avionë dhe që ka 30 milionë euro borxhe. 

About Krye Redaktor

Check Also

“Lirimi i hapësirave publike”, represion politik dhe antikombëtar!

Nga Rezenbrik Serjani Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, PD Vlorë Ajo që po ndodh aktualisht …