Paçollit duan ti marrin aeroportin ku investoi 104 milionë euro

Tentativat për t’i marrë Behgjet Pacollit administrimin e aeroportit të Vlorës po dështojnë njëra pas tjetrës. Por ato po tregojnë se sa thellë shkon ky skandal, i zbuluar nga mediat.

Behgjet Pacolli, që në shoqërinë “Vlora International Airport – VIA Sh.p.k” ka 98% të aksioneve përmes kompanisë zvicerane “Mabco”, ka shkarkuar nga detyra administratorin Valon LLuka.

Në vend të tij është emëruar Mentor Hajdaraj, një tjetër shtetas i Kosovës, siç e tregon vendimi i mëposhtëm.

Administratori i shkarkuar Valon Lluka, në reagimin e tij thekson se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për shkarkimin nga detyra që e ka mbajtur për 4 vjet dhe sqaron se lajmin e ka mësuar nga mediat.  duke e mësuar lajmin vetëm përmes raportimeve mediatike.

“Që në fillim dëshiroj të theksoj se nuk jam njoftuar zyrtarisht për një vendim të tillë dhe nuk kam marrë asnjë akt apo komunikim formal nga organet kompetente të shoqërisë. Deri më tani, informacioni që disponoj buron vetëm nga raportimet mediatike. Si rrjedhojë, mbetem plotësisht i pa informuar mbi shkaqet dhe arsyet ligjore që mund të kenë motivuar një veprim të tillë” – shkruan Lluka në një deklaratë për mediat.

Ai po ashtu lë të kuptohet se shkarkimi ka të bëjë me skandalin që ka shpërthyer me këtë aeroport, duke sqaruar se largimi i tij nuk ka të bëjë me performacën, por me shkaqe të tjera.

“Thënë këtë, ajo që mund të komunikoj sot me bindje të plotë është se çdo arsye e mundshme nuk lidhet me performancën, përkushtimin apo ushtrimin e ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi të detyrave e obligimeve të mia si Administrator” – shprehet ai.

Kompania “2A Group” që është në pronësi të Valon Ademit dhe që mbështet administratorin Lluka, ka vetëm 2 % të aksioneve në shoqërinë e aeroportit. Por ajo pretendon se i takojnë 47 % të aksioneve, sipas një marëveshje të fshehtë që palët kanë firmosur në vitin 2022. Por “Mabco” e Pacollit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Ka dyshime se këto pretendime janë pjesë e skemës për t’ia marrë Pacollit aeroportin që ndërtoi me paratë e veta.

Media të ndryshme kanë raportuar se Pacollit po i bëhet presion për të lënë administrimin e aeroportit të Vlorës, një koncesion 35 – vjeçar, pas ndërtimit që kushtoi 104 milionë euro. Por Pacolli e ka kundërshtuar kërkesën dhe për këtë ka njoftuar edhe kryeministrin Rama. Sipas mediave, pas kësa skeme qëndron zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, fati i të cilës në qeverinë e re që Rama pritet ta prezantojë javën e ardhshme, është vënë në pikëpyetje.

About Krye Redaktor

Check Also

Kurti subvencionin blerjen e librave shkollorë për të gjithë nxënësit/ Rama vetëm rrit çmimet

Të gjithë nxënësit që i nënshtrohen sistemit arsimor në Kosovë, nga klasa 1-9 do të …