Refreni i një qyteti…

Luçiano BOÇI

300 nxënës më pak në Shkodër, në vlerë absolute janë 10 klasa më pak.

10 klasa më pak do të thotë një shkollë më pak.

Një shkollë më pak gati 20 mësues më pak.

Nga këto largime gati 200 janë për shkak të emigracionit dhe 100 për shkak të rẽnies së numrit të lindjeve.

Por 200 të larguar janë pothuaj 200 familje.

E nëse e shohim të përafruar në shkallë kombëtare në 61 bashki (me plus, minuset e Tiranës dhe Bashkive të vogla) i bie afërsisht 12200 familje me probabilitet që janë larguar.

Nisur nga shifra 30.000 të larguar neto në 2024, prognoza për 2025 është krejt afër së vërtetës.

I njëjti refren dramatik!

Pra humbasim çdo vit një qytezë apo qytet të vogël të tërë!!!!

Kjo është drama e sotme e Shkodrës.

Kjo është drama e sotme e Shqipërisë.

Po mpakemi e po plakemi dhe po humbasim pasurinë më të çmuar.

Shkaku dihet:

Skizofrenia e një pushteti e kryeministri shpopullues dhe shkombëtarizues.

#shpëtoniShkodrën

#shpëtoniShqipërinë

About Redaksia

Check Also

T’i besosh Edi Ramës në intrigat e veta, është njësoj si t’i besosh djallit që hiqet si engjëll!

Nga Enver BYTYÇI Kur Blendi Fevziu e pyeti kryeministrin shqiptar, të enjten në mbrëmje, nëse e …