Dosja e inspektorëve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA ka sjellë detaje të reja nga afera Rama-McGonigal ku po hetohet edhe përfshirja e Ramës në aferën e trafikut të armëve.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se, edhe Targeti 3 në dosjen McGonigal është i lidhur me Ramën! Ai tha se, bëhet fjalë për tregti armësh. Një valixhe me 20 milionë euro është konfiskuar në Paris.
“Në sfond del edhe agjenti i sa shërbimeve, Agron Neza, njeriu që rrahte gjoksin poshtë e përpjetë rrugëve të Tiranës se ne i bëmë dosjen Sali Berishës.
Një llum njerëzor, në funksion të kushedi sa shërbimeve dhe që në fund do merrte porosi edhe nga FBI, por që funksiononte si ndërlidhës besnik i Edi Ramës, si kanali sekret i tij.
Të gjitha këto i mbulon Altin Troplini, sikur Skapi të ishte një agjenci personale e tij.
Në sfond, për të plotësuar kuadrin e një organizate të fuqishme kriminale dalin edhe dy, Targeti 3, një shtetas senegalez dhe me radhë.
Nuk dua të abuzoj, por është e vërtetë që elementë shumë të dyshimtë kanë qarkulluar tani për tregtinë e armëve në Shqipëri, dhe janë, apo nuk janë, këtë nuk mund ta them.
Është ai që mori aksionet e Shotës apo nuk është, këtë nuk mund ta them.
Por ne, do bëjmë gjithçka me autoritetet izraelite për të mësuar të vërtetat e këtyre mafiozëve.
Njëri prej tyre është një shtetas amerikan që nuk shkel në SHBA sepse është delinkuent. Është i akuzuar.
Por ka gjëra se kush është Targeti 3 apo ai tjetri, do gjenden. Por dihet se tregtinë e armëve, Edi Rama ia dha një personi të lidhur, sipas disa burimeve, kokë e xhep me të.
Nuk mund të them se ai… duhet parë nëse përfaqëson Targetin 3 apo jo.
Bëhet fjalë për një hebre, izraelito-afrikan, tjetër ky. Ajo çka mund t’u them unë ju, në aeroportin e Parisit është konfiskuar valixhja diplomatike me 20 milionë euro, e nisur drejt Shqipërisë, me adresë Shqipërinë.
Dhe këtë e kanë publikuar mediat franceze”, tha Berisha.