Berisha: Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për media u shpreh se, Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë. Ai tha se, Nënë Tereza është një nga figurat më të mëdha të historisë shqiptare dhe botërore..

“Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Shën Terezës, nobelistes shqiptare, e cila me virtytet më të larta shpirtërore, ia doli të pushtojë mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve.

Të shenjtërohet për së gjalli.

Të bëhet një hyjni, aq sa është nëna për çdo individ.

Shën Tereza, apo Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, por i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë me sakrificën dhe veprimtarinë e saj.

Ajo sot është frymëzim për virtytet më të larta të njeriut”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër ish-ministër në kërkim nga drejtësia arratiset nga vendi/ A do të flasë si Ahmetaj?

Një tjetër ish ministër i Ramës në kërkim nga drejtësia ka marrë arratinë. Kërkohet për …