Dosja “McGonigal”/ Berisha: Hetimi për Edi Ramën në SHBA vazhdon, Altin “Troplini” nuk e shpëton dot!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, hetimi për Edi Ramën në SHBA vazhdon, Altin Troplini nuk e shpëton dot.

“Pa diskutim që Komisioni i parë hetimor parlamentar që do të ngrihet është Komisioni për farsën elektorale.

Së dyti, komisioni për McGonigal në dritën, tani të jem i sinqertë, siç e shihni ju, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, ka shumë gjëra që nuk kanë qenë në media, dhe ne të dhënat i kemi patur. Janë të gjithë aktivitet i targetit 3, i agjentit 1, i agjentit 2, i agjentit mbikëqyrës, i shtetasit senegalez.

Të gjitha këto, ne nuk kemi patur informacione. Por të gjitha këto janë risi të reja, që faktojnë qartësisht se kemi të bëjmë me një organizatë kriminale dhe Altin Troplini do të mbajë të gjithë përgjegjësitë para shqiptarëve për mbylljen e kësaj dosje të tmerrshme kriminale.

Këto që ka inspektori i përgjithshëm, 100% janë në dosjen hetimore dhe në dosjen gjyqësore.

Por siç e patë ju, përveç këtyre, sepse Inspektori i Përgjithshëm thotë se, McGonigal në intervistën e tij para prokurorit, para përfaqësuesve të inspektorit, pra para grupeve ka pohuar këto.

Pra këto janë në dosje, por Altin Troplini prandaj nuk hap dosjet, prandaj nuk ka kërkuar dosjen e gjykatës se kjo është punë e Uluziut. Të dalë dhe tu thotë shqiptarë me ç’datë ka kërkuar nga Uluziu dosjen, kur ja ka kërkuar ambasadës Amerikane dosjen. A e kërkoi dosjen tani që ishte.

Po Amerikanët nuk e mbajnë dosje. Ja urdhëro, ja ku është dosja, publike. Inspektori i Përgjithshëm i ministrisë bëri publike, ky është dokument. Dokument zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së. Hetim i pavarur.

Hetim i pavarur administrativ që fakton të gjithë krimin e shëmtuar.

Por, natyrisht ai është një peng, Troplini është një peng, Altin Troplini.

Ndaj dhe ne mbi bazën  e të dhënave të reja, ne jemi të vendosur të zbardhim të vërtetat para shqiptarëve.

Ju e patë, dosja ka dhjetëra rreshta të fshirë. Është në praktikën e institucioneve amerikane që materialet i publikojnë të redaktuara ata. Këto i quajnë redaktim.

Çfarë është aty? Thotë aty, kjo e kjo për këtë personazhin ‘B’, dhe mbrapa viza, se aty është Edi Rama. Aty është emri i Edi Ramës. Vetëkuptohet shkon vetëvetiu të Edi Rama. Fshihen rreshtat ku është Edi Rama. Fshihen rreshtat.

Por e thotë inspektori; redaktimi bëhet kur për arsye të ndryshme privatësie apo të tjera nuk duhet të publikohen, ose kur hetimi vazhdon, kur procesi i hetimit vazhdon.

Ç’ka do të thotë se hetimi për Edi Ramën vazhdon, pavarësisht don apo s’don Altin Troplini.

Pavarësisht do apo nuk do, nuk e shpëton dot Altin Troplini, Edi Ramën nga hetimi”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“McGonigal”/ Gazetarja zbulon aktakuzën më të rëndë ndaj Ramës: Amerika nuk e fal kurrë!

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detajet nga dosja e “McGonigal” dhe atë që ajo e cilëson …