Këlliçi: Ekspozitat e Ramës në Kinë janë sponsorizuar nga McGonigal! SPAK asnjë reagim!

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi shkruan se, ekspozitat e çelura nga kryeministri Edi Rama në Kinë janë sponsorizuar nga McGonigal.

Ai shkruan se, nga vetë kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë të dhënë në deklaratën vjetore të pasurisë, ndërsa sinjalizon SPAK që të bëjë verifikime për këtë çështje.

Po këto ekspozitat e vizatimeve të Edi Ramës në 2015, të sponsorizuara nga CEFC Kineze që mbronte shoku i tij i ngushtë McGonigal, të padeklaruara nga vetë KM në deklaratën vjetore të pasurisë, do i shohë ndonjëherë SPAK, apo s’nuk?!!!

Jo për gjë por u bënë vite që flasim për McGonigalin, shokun e tij Ramën dhe lidhjet e tyre financiare, por nuk ndjehet kush…

SPAK hiç! Media hiç! Rama vetë, hiç!

Pa merak, se s’keni parë asgjë akoma!, shkruan Këlliçi.

Rama zgjodhi të ekspozojë pikturat e tij në Kinë, përmes një organizate jo fitimprurëse, e quajtur ‘Maritime Silk Road Society’, e cila në faqen e saj zyrtare pati njoftuar ekspozitën e kryeministrit shqiptar në atë kohë (2015), ku pjesëmarrës do të ishte vetë Rama në ceremoninë hapëse”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

“McGonigal”/ Gazetarja zbulon aktakuzën më të rëndë ndaj Ramës: Amerika nuk e fal kurrë!

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detajet nga dosja e “McGonigal” dhe atë që ajo e cilëson …