Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, reagon KiE: Rrezik torturash dhe shkeljesh të të drejtave!

Këshilli i Evropës u ka bërë thirrje 46 vendeve anëtare që të mos delegojnë përpunimin e kërkesave për azil në vende të treta, duke paralajmëruar se praktika të tilla rrezikojnë të çojnë në tortura, keqtrajtime, dëbime kolektive dhe cenim të jetës së emigrantëve.

Në raportin e ri, është përmendur edhe marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë, në kuadër të së cilës emigrantët e zbarkuar në brigjet italiane strehohen në qendra pritjeje në territorin shqiptar. Sipas Këshillit, këto struktura po përdoren edhe për riatdhesimin e azilkërkuesve.

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, tha se “politikat e eksternalizimit” mund të pengojnë aksesin real në azil dhe të privojnë individët nga mjetet ligjore.

Muajin e kaluar, Gjykata e Drejtësisë së BE-së vendosi që azilkërkuesit e transferuar në Shqipëri nga Italia duhet të kthehen në territorin italian, duke e cilësuar praktikën e qeverisë italiane në kundërshtim me të drejtat e azilkërkuesve.

Në raport theksohet gjithashtu se edhe vende të tjera, përfshirë Britaninë, kanë marrë masa të ngjashme për transferimin e migrantëve në shtete të treta, si Franca, Ruanda apo Uganda.

About Redaksia

Check Also

“McGonigal”/ Gazetarja zbulon aktakuzën më të rëndë ndaj Ramës: Amerika nuk e fal kurrë!

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detajet nga dosja e “McGonigal” dhe atë që ajo e cilëson …