Boçi: Do të vendosin forumet nëse do futemi apo jo në Kuvend

Nënkryetari i PD, njëkohësisht deputeti Luçiano Boçi, ka folur për nisjen e sezonit të ri politik dhe sfidat e opozitës pas farsës elektorale të 11 majit.

Gjatë një interviste për ‘Kjo Javë’ në News24, Boçi deklaroi se, kanë rëndësi dhe qëndrimet ndërkombëtare për klimën politike në vend, duke theksuar pritjen e raportit të OSBE/ODIHR, i cili ende nuk është publikuar.

“Ka një qëndrim në distancë të SHBA-ve, që reflekton ndarje mes njohjes së rezultateve dhe veprimeve diplomatike ndaj qeverisë”, shtoi Boçi.

Një çështje kyçe mbetet vendimi i PD-së nëse do të hyjë apo jo në Parlament. Boçi sqaroi se forumet kryesore brenda partisë do të vendosin për këtë, duke shpjeguar dy linjat kryesore: njëra që mbështet pjesëmarrjen për të ekzekutuar besimin e votuesve, dhe tjetra që kërkon bojkotin duke argumentuar se zgjedhjet janë ‘të grabitura’.

Ai theksoi se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të jetë vendimtare dhe do të zhvillohet së shpejti, duke u bazuar në situatën jashtëzakonshme të denoncimeve të kryetarit Sali Berisha dhe raportin e dorëzuar autoriteteve ndërkombëtare.

Boçi kujtoi edhe pasojat negative të djegies së mandateve nga opozita në të kaluarën, që sipas tij solli largimin e opozitës nga sistemi dhe humbjen e mbështetjes ndërkombëtare.

“Një pajtim i plotë me Parlamentin do të ishte si një pranueshmëri e rezultatit zgjedhor, ndaj ne do të përcaktojmë një linjë të qartë në betejën tonë, pavarësisht nëse hyjmë apo jo në Parlament”, përfundoi Boçi.

About Redaksia

Check Also

“McGonigal”/ Gazetarja zbulon aktakuzën më të rëndë ndaj Ramës: Amerika nuk e fal kurrë!

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detajet nga dosja e “McGonigal” dhe atë që ajo e cilëson …