Deputeti i zgjedhur Luçiano Boçi ka reaguar ndaj dy drejtorëve të Rilindjes, anëtarë në këshillin bashkiak të Malësisë së Madhe, të cilët kanë shpërthyer në sharje, fyerje e kërcënime ndaj dy zonjave të nderuara, Mimoza Rexhvelaj e Vera Gjonaj pse kanë bërë kritika ndaj drejtuesve të bashkisë.
Boçi shkruan se, jam kurioz si do të reagojë Elisa sepse, si Ollgë që është shpallur tani, është shumë e ndjeshme ndaj dhunës. Sipas Boçit, arroganca dhe dhuna verbale tashmë është standart i Rilindjes për të kapur suksesin.
Reagimi i Luçiano Boçit
Drejtor i i Kulturës në Bashkinë e Malësisë së Madhe Gjovalin Popaj dhe drejtori i Gjimnazit Bajzë Edmond Curraj kanë shpalosur publikisht kulturën dhe edukimin rilindas.
Të gjendur përballë kritikave qytetare nga dy zonja të nderuara, Mimoza Rexhvelaj e Vera Gjonaj, të shqetësuara për mbarëvajtjen e Bashkisë dhe mbledhjeve të Këshillit bashkiak, drejtorët e famshëm kanë shpërthyer në sharje, fyerje e kërcënime ndaj tyre.
Kultura dhe Edukimi në këtë rast nuk besoj se do gjejnë konkurrent të denjë, përveç Kryeministrit.
Kultura dhe edukimi “brilant” që që këta drejtorë të kulturës e edukimit imponojnë dhe shfaqin nuk është rastësi.
Arroganca dhe dhuna verbale tashmë është standart i Rilindjes për të kapur suksesin.
Kjo është gjuha e pushtetit e Ramës dhe e të ngjashmëve të tij në çdo institucion.
Por kur kjo drejtohet ndaj grave atëhere është dhe krim.
Dhe ky krim pret të ndëshkohet!
Jam kurioz si do të reagojë Elisa sepse, si Ollgë që është shpallur tani, është shumë e ndjeshme ndaj dhunës.
Shpresoj ta lexojë “me një frymë”, por do Zoti nuk na shkruan me pathos që këto drejtorë dhe vepra e tyre i përkasin Romantizmit shqiptar.