“McGonigal”/ Gazetarja zbulon aktakuzën më të rëndë ndaj Ramës: Amerika nuk e fal kurrë!

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detajet nga dosja e “McGonigal” dhe atë që ajo e cilëson aktakuzën më të rëndë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Teksa e cilësoi dosjen si një njollë të zezë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lala u shpreh se në faqen 7 të aktakuzës, përmendet një episod i datës 9 shtator 2017, kur McGonigal i dërgon një foto të tij me Ramën një miku të tij dhe i shkruan një tjetër miku se ‘Rama po reformon drejtësinë në Shqipëri dhe kjo ofron shumë mundësi’. “Kjo është për mua akuza më e rëndë morale dhe politike që i bëhet Ramës,” tha ajo.

Lala pranoi mundësinë që Rama mund të mos përballet kurrë me ndonjë ndëshkim ligjor, por thekson se pasojat morale dhe politike të kësaj dosjeje do të mbeten gjatë në historikun e tij.

Klodiana Lala: McGonial, dosje që është një njollë e zezë në marrëdhëniet e vendit tojë me SHBA. Kjo dosje duhej hetuar dhe të tregonte integritetin e institucioneve shqiptare.

Ka një hetim të çelur për takimet me Ramën, janë pyetur dhe persona që përmendin në aktakuzë si Agron Nezha, Dorian Ducka, por ajo që më bëri përshtypje ishte që në faqen 7 në aktakuzë ishte një detaj që flitej për reformën në drejtësi.

Aty thuhet se më 9 shtator 2017 MacGonigal i dërgoi një foto të tij dhe Ramës një mikut të tij dhe i shkroi një tjetër miku se Rama po reformonte drejtësinë në Shqipëri dhe kjo ofronte shumë mundësi. Kjo aktakuza më e rëndë që i bëhet për mendimin tim Ramës si kryeministër i vendit. Njeriu që duhet të hetonte, korruptohet.

Amerikanët nuk e falin kurrë faktin që një kryeministër të shkojë deri aty sa të shkojë e të ketë lidhje okulte me njeriun e tyre. Rama mbase kurrë nuk do të penalizohet ligjërisht por moralisht kjo është çështja që do ta rëndojë më shumë në jetën e tij politike apo jo.

About Redaksia

Check Also

Kush është ortaku i Bledi Çuçit që gllabëron paratë publike prej vitesh

Një tjetër tender publik i zhvilluar nga Qendra Spitalore Rajonale Berat me në krye socialistin …