Sot përkujtohet 79 vjetori i kryengritjës Antikomuniste të Postribës! Drejtues të PD do të marrin pjesë gjate ditës së sotme në përkujtimin e kryengritjes së Postribës.
Në njoftimin e PD thihet se, në ora 10:00, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe n/kryetarin e PD, Luçiano Boçi, do të zhvillohen homazhet dhe ceremonia përkujtimore në nder të 79-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri, në Postribë.
KRYENGRITJA E POSTRIBËS
Kryengritja e Postribës është njohur si lëvizja e parë antikomuniste në Shqipërinë, e cila sapo ishte vendosur nën regjimin e komunistëve. Ajo zgjati shumë pak dhe u shtyp shpejt nga forcat komuniste të shumta në numër në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat, por më shumë viktima krijoi më pas me persekutimin e qindra personave. Me në krye Shaban Haxhinë, pjesëmarrës në luftën e Koplikut 1920 dhe në rezistencën kundër pushtimit italian në Shkodër, 1939. Më 9 shtator kryengritësit sulmuan kazermat e ushtrisë dhe burgun e Shkodrës, me qëllim lirimin e të burgosurve politikë. Revolta u shtyp me gjak nga ushtria, por jo vetëm kaq. Filluan raprezalje ndaj popullsisë së Postribës, djegia e shtëpive të fshatit, gjyqe ushtarake, pushkatime, burgime dhe internime pa masë u kryen nga diktatura komuniste. Ditën e parë, në një fushë afër qytetit u ekzekutuan njëzet e tetë veta, u pushkatuan pa faj e pa gjyq shumë fshatarë, u dogjën shumë shtëpi. Ky akt guximtar u bë shkak “të pastrohej” gjithë qyteti i Shkodrës nga elementët “armiq të popullit”
ORGANIZMI
Kryengritja e Postribës kishte premisat strategjike për t’u shtrirë si kryengritje e përgjithshme. Pra, ishte një kryengritje e mirëstudiuar, e cila kishte si qëllim rrëzimin e diktaturës. Një grup rreth 200 vetash të drejtuar nga Jub Kazazi dhe Osman Haxhia sulmuan kazermat ushtarake dhe ndërtesat qeveritare, por pa sukses. Pas shtypjes së kryengritjes, nisën edhe proceset ndëshkimore gjyqësore të shkëputura nga njëra-tjetra, për shkak të numrit të madh të të akuzuarve. Në gjyqet e para ajo që konstatohet është se përveç të dyshuarve si kryengritës, ka një numër të madh klerikësh dhe intelektualësh të Shkodrës. Ditën e parë, në një fushë afër qytetit u ekzekutuan njëzet e tetë veta, u pushkatuan pa faj e pa gjyq shumë fshatarë, u dogjën shumë shtëpi. Ky akt guximtar u bë shkak “të pastrohej” i gjithë qyteti i Shkodrës nga elementët “armiq të popullit”. Organizimi i rezistencës antikomuniste nisi në zonën e Shkodrës, me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore.
Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende ishte i dobët. Në Postribë lëvizja u nxit kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. Mbledhjet e para patën si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave dhe të banorëve të qytetit të Shkodrës. Nën drejtimin e Osman Haxhisë u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve. Mes tyre, edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër dhe në fshatrat rreth saj. Kryengritja e Postribës u shtyp nga regjimi duke dërguar forca të shumta. Osman Haxhia u kap dhe u dënua, ndërsa Jup Kazazi i rrethuar nga forcat shtetërore u vetëvra dhe kufomën e tij e shëtitën rrugëve të Shkodrës për të dhënë një mesazh.
REPREZALJET
Që nga ajo periudhë nisën raprezaljet masakrat më çnjerëzore. Për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, për kryengritjen e Postribës njihen disa procese të shkëputura nga njëra-tjetra. Në gjyqet e para ajo që konstatohet është se përveç të dyshuarve si kryengritës, ka një numër të madh klerikësh dhe intelektualësh të Shkodrës. Për 9 të pandehurit: Dulo Kali, Mons. Gjergj Volaj, Bilbil Hajni, Xhelal Hardoli, Cin Serreqi, Ragip Meta, Osman Haxhija, Shaban Abdullahi, Isa Meta u dha dënimi me vdekje. Për të pandehurit: Padre Gurashi, Abaz Hysi, Myrto Dani, Jakup Dani u dha burgim i përjetshëm. Për të pandehurit: Syrja Anamali e Nuh Duli u dha dënimi me 20 vjet heqje lirie. Për të pandehurit: Sami Rrepishti, Hafiz Derguti, Sulo Kurti e Hajdin Tafa u dha dënimi me 15 vjet heqje lirie.
Gazeta RD