Berisha: Jetojmë në një diktaturë autokratike, sepse 90 për qind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike tha se, jetojmë në një diktaturë autokratike sepse 90 për qind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria.

“Jetojmë në një diktaturë autokratike sepse, siç kanë faktuar studime të pavarura nga ne, 90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë.

Cilido që lexon Hannah Arendt apo autorë të tjerë, gjen se në mungesë të medieve të lira, mund të ndodhë çdo gjë.

Dhe se diktaturat, totalitare apo jototalitare, për t’u instaluar nuk duan gjë tjetër përveçse kontrollin e medieve.

Kontrolli i medieve është kontrolli i informacionit.

Pa media të lira nuk ka informacion.

Qytetarët mashtrohen dhe vetëm mashtrohen.

Askush nuk mund të gjykojë duke u nisur nga mjedisi rreth tij.

Por kur studimi tregon se audiencën e dominojnë ato media që në doktrinën e mashtrimit paraqesin disfatat për suksese, bëjnë gjithçka të përqendrohen në çështje tretësore, katërsore, për të shmangur skandalet, listën e zezë të rekordeve të qeverisë.

Në qoftë se ta zëmë një ish-opozitar ka 10 vite që nuk ka folur një fjalë, kanë me borxh ta bëjnë yll mediatik, mjafton për faktin që ka qenë dikur në opozitë. Të gjitha këto në shërbim të mashtrimit publik. Të gjitha këto në shërbim të diktaturës autoritare.

Edhe njëherë kurrë të mos harrojmë, Hannah Arendt thotë, pa media të lira, mund të ndodhë çdo gjë.

Mund të ndodhë çdo gjë sepse nuk ka opinione të drejta, opinione të sakta.

Dhe siç është faktuar, nga 10 televizione kombëtare, vetëm njëri rezultonte haptas në krahun e opozitës.

Siç është faktuar, çdo njëri që guxon për t’u thënë publikut të vërtetat. Shiko, të mos i ngatërrojmë disa gjëra. Narkodiktatorin e Tiranës e shqetëson më shumë se çdo gjë tjetër e vërteta.

Ai është i gatshëm të pranojë çdo lloj damke po të mos u thuhen të vërtetat qytetarëve.

Dhe atyre televizioneve që thonë të vërtetat, u vënë çelësat, siç bëri në mënyrën më kriminale ndaj Neës24 dhe mori përsipër autorësinë kur deklaroi se kompjuterët e gazetarëve u morën se aty do ndërtohen dronë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …