Qeveria e re? Alimehmeti: Nuk kanë rëndësi emrat e ministrave të rinj, sepse Rama vendos për çdo gjë!

Kreu i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, i ftuar në News24, komentoi pritshmëritë nga kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës.

Ai u shpreh se, emrat e ministrave nuk kanë rëndësi, pasi kryeministri kontrollon çdo aspekt të qeverisjes.

“Të gjithë janë Rama i arsimit, Rama i ekonomisë, Rama i shëndetësisë – thjesht marrin urdhra”, u shpreh Alimehmeti.

Ai theksoi se qeveria flet shumë, por nuk vepron, dhe se vendit i mungon një strategji reale për problemet kryesore.

“Në PS nuk ka debat, Rama vendos për gjithçka. Nuk kanë rëndësi emrat e ministrave të rinj, sepse kryeministri vendos për çdo gjë në Shqipëri. Gjithë mbiemrat e ministrave janë Rama i arsimit, Rama i ekonomisë, Rama i shëndetësisë.

Ata thjesht marrin urdhra. Kjo qeveri flet shumë dhe nuk bën asgjë. Kush ia lëviz Ramës çështjen e ujit, të turizmit, për ujërat e zeza? Janë shumë probleme, për të cilat faje ka direkt qeveria. Këtu nuk ka strategji, ka vetëm arna, prandaj duhet një strategji krejt ndryshe”, tha Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ BIRN: Begaj s’ka në plan të publikojë datën, pret njoftim nga Rama

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 9 shkurt …