Nga Alba KEPI
Kopshti i KM hapi dyert!
Me një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, Kryeministri është gati të shpallë “qeverinë e re”, një tjetër shfaqje për të shitur imazhin e ndryshimit.
Po, me kalem dhe penelë, ngjyra dhe shkarravina, sikur të ishte një aktor i dorës katër, që mezi pret të bëjë goditjen e tij skenike për të “ndrequr” karrirën e shkuar keq.
KM ofron – një shfaqje teatrale me PR të mirëmenduar për të “habitur” botën. Botën, sepse shqiptarët janë të hutuar mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë ndodh. Pasi e kemi parë disa herë këtë “shfaqje”, e dimë mirë që nuk është asgjë më shumë se një tjetër mashtrim i radhës.
Ngjyrat dhe shkarravinat që KM përdor në sfond janë metafora e diversionit të tij të pafund.
Ky është “Edeni” i KM, ku gjithçka është e bukur vetëm në sipërfaqe, ndërsa nën të është një ferr për shqiptarët.
Në vitin 2021, kur shpalli Qeverinë 3 KM, “habiti” botën me 12 gra ministre e ku PR i tij majtist e soroist mbushi mediat e botës me titujt e një KM feminist.
Një histori suksesi për gratë shqiptare, një tjetër mashtrim për gruan m. Po, 12 ministre gra, që as kishin bêrë e as bënë asgjë për të drejtat e gruas shqiptare. Përkundrazi, u bërë pjesë e një sistemi që e dhunon më shumë gruan shqiptare – jo vetëm fizikisht, por edhe nëpërmjet politikave që mbështesin dhe lejojnë korrupsionin dhe abuzimet e pafundme.
Dhe sot, KM është gati të shpallë një tjetër “qeveri të re”. Po, një qeveri e re – po ashtu e vjetër, e mbështetur në “shkarravina” dhe “ngjyra” të reja. A është kjo e re? Apo thjesht një recetë e vjetër, ku të njëjtët aktorë luajnë të njëjtën dramë, me më shumë PR, më shumë ngjyra dhe më shumë fasada? Një tjetër mashtrim për të mbajtur botën të besojë se diçka është duke ndodhur. KM do të shpallë një tjetër “spektakël”.
Kësaj here diversioni e formula e tij nuk janë gratë por ngjyrat!
PR-i i tij, është gati për të “habitur” botën. Të gjithë janë të angazhuar në grupe pune për të prodhuar “shkarravina” dhe për të shpërndarë kush më shumë flluska sapuni. Ndërkohë, shqiptarët, janë të bllokuar në këtë teatër të pafund.
Kjo është jeta e shqiptarëve nën administratën e KM – një shfaqje, një spektakël që fshehë dështimet dhe të mbajë vëmendjen larg realitetit të tmerrshëm që përjetojnë çdo ditë.
Ky është “kopshti” i KM, i ndërtuar mbi një ferr të vërtetë që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë.
E show must go on!
Aktori po pret të performojë në aktin e 4!
Gazeta RD