Arrestohet vrasësi i Charlie Kirk/ Kush e dorëzoi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk është “në paraburgim”.

“I dyshuari është në paraburgim”, tha Trump gjatë një paraqitjeje në Fox News.

Trump tha se dikush “shumë afër tij e dorëzoi” dhe tha se kjo do të njoftohej më vonë sot.

CNN shkruan se i dyshuari ishte gjetur nëpërmjet një pastori, i cili në fund të fundit përfshiu edhe babanë e personit.

Presidenti më tej shtoi “Ne kemi personin që mendojmë se është është ai që po kërkojmë.”

Ai shtoi se shpresonte që i dyshuari, nëse shpallet fajtor, të marrë dënimin me vdekje dhe tha se aktualisht janë në selinë e policisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Konservatori Farage fiton me dyfishin e votave ndaj rivalit të tij

Nigel Farage ka fituar bindshëm zgjedhjet e pjesshme në Clacton, duke mposhtur me një diferencë …