Bardhi: Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment  Bardhi ka reaguar pasi Presidenti i Republikës dekretoi qeverinë e re që e ngarkon Ramën me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”.

Bardhi shkruan se, karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë.

Reagimi i Bardhit

Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”, përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës.

Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja “Diella”?!

Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë.

 

About Redaksia

Check Also

Monstra që vrau fëmijën 7-vjecar/ “Kam bërë mbi 20 aksidente, eci me shpejtësi

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Mengël, ku një 7-vjeçar humbi jetën, …