Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama donte të shuante me çdo kusht Komisionin e Integrimit, duke besuar se do t’i priste fjalën opozitës në Parlamentin Europian.
Berisha tha se, opozita nuk humbi asgjë me të, por fakti se ky paraqitej se i kishte dorëzuar opozitës komisionin, ky kishte një lloj makeup, e hoqi këtë nga frika e tmerrshme që ka nga fjala e lirë.
“Ai ka shpallur si për një institucion privat, komisionet, në një kohë kur rregullorja e parlamentit ka të përcaktuara 8 komisione. Janë të përcaktuara 8 Komisione.
Pa ndryshuar rregullorja, dhe rregullorja ka procedurën e vet, nuk mund të ndryshojë në mënyrë të njëashme.
Ai është një atentat, është një provokacion i ulët ndaj opozitës. Nuk jemi fare dakord për një veprim që ka lidhje me interesa kriminale të Edi Ramës.
Donte të shuante me çdo kusht, komisionin e Integrimit duke besuar se në këtë mënyrë i preu mundësinë opozitës të thotë fjalën e vet në parlamentin Europian dhe të vendeve anëtare të BE-së.
Përkundrazi, kjo jo vetëm që nuk ja pret, por kjo do ti shndërrohet atij në një barrë shumë të rëndë.
Opozita nuk humbi asgjë me të, por fakti se ky paraqitej se i kishte dorëzuar opozitës komisionin, ky kishte një lloj makeup, e hoqi këtë nga frika e tmerrshme që ka nga fjala e lirë.
Edhe sot ju e patë aty, nuk u ngritën të mbajnë zi për tribunin e lirisë Azem Hajdari, por dhe për Charlie Kirk, që është padiskutim një hero i fjalës së lirë.
Për Charlien se ç’ka bërë Parlamenti Europian unë nuk e di, por Charlie Kirk që unë e kam ndjekur ishte një polemist i jashtëzakonshëm.
Sigurisht mund të kishte mendime që ti nuk bije dakord me Charlien, por nuk kam parë ndonjëherë debatues më të shkathët, më të aftë se sa atë.
Ai ishte një fenomenalitet, sepse 31 vjeç, një mënyrë thelbësore, të thjeshtë, të guximshme dhe e vranë ata që janë armiq të fjalës së lirë, e vrau e majta”, tha Berisha,
Gazeta RD