Vasil Llajo është një mjek pa eksperiencë parlamentare, po e mashtrojnë siç duan për të asgjësuar rregulloren e Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot për gazetarët se është asgjësuar rregullorja e Kuvendit.

Kjo për shkak se kryesuesi i seancës shpalli disa komisione që nuk ekzistojnë në rregullore.

“Ky është parlamenti i atyre që thashë. Nuk është parlament.

Si mund ta lija unë Vasil Llajën, një mjek i cili nuk ka asnjë eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë siç duan.

Ai nuk e di që parlamenti është rrëzuar që dje.

Që në momentin që ai shpalli komisionet të cilat nuk ekzistojnë në rregullore.

Kaq është puna.

Ai asgjësoi edhe rregulloren e parlamentit…,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

GJKKO kalon për gjykim në themel dosjen e Benet Becit

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim në …