Rama refuzon/ PD mban një minutë heshtje për Azem Hajdarin dhe Charlie Kirk në Parlament

Partia Demokratike ka kërkuar sot në Kuvend mbajtjen e 1 minute heshtje në nderim të Azem Hajdarit dhe të ideologut konservator amerikan Charlie Kirk, i vrarë dy ditë më parë në Utah.

Kërkesa u bë nga deputeti i PD-së Tritan Shehu, i cili nguli këmbë që parlamenti të nderonte figurën e liderit historik të Dhjetorit ’90 dhe viktimën e atentatit në SHBA, të dy të rinj të vrarë nga e majta radikale.

Megjithatë, shumica socialiste vendosi të mos i bashkohej kësaj nisme, duke refuzuar mbajtjen e heshtjes në sallë, si për ish-deputein shqiptar që sot kishte përvjetorin e vrasjes, ashtu edhe për 31 vjecarin Kirk, mik të Presidentit Trump dhe zv/Presidentti JD Vance.

Pavarësisht vendimit të PS-së, deputetët demokratë mbajtën 1 minutë heshtje në parlament, duke nderuar si Hajdarin, ashtu edhe Kirk.

About Redaksia

Check Also

SPAK kujtohet për Ballukun, shkresë bankave për pasurinë e saj 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar hetimet për zv/kryeministren …