Sinani i “Lasgushit” dhe “Ismailit” që dhunon gazetarët

Nga Luçiano BOÇI

Sinani i ‘LASGUSHIT’ dhe ‘ISMAILIT’ që dhunon gazetarët.

Një tjetër sulm i radhës është realizuar sot.

Objekt ishin gazetarët e ‘Piranjave’, emisionit të njohur investigativ.

Këtu asgjë nuk është e rastit.

Dhunuesit janë ‘biznesmenë’ të oborrit të Ramës, të profilit ‘të paprekshëm’ nga shteti alias ligji, Sinan Idrizi dhe Refik Halili.

Arroganca e tyre dhe sjellja brutale me gazetarët buron nga ajo e vetë pushtetit.

Merre me mend.

Ai, Sinani, që gjoja ka avionët me emrat impresionues të njerëzve të fjalës së lirë ‘Lasgushi’, ‘Ismaili’, del e dhunon njerëzit e fjalës.

Paradoksi i autokracive ky!!!

Ngjarja nxjerr në pah situatën dramatike të gazetarëve e gazetarisë në Shqipëri, duke e bërë gazetarinë e vërtetë një profesion të rrezikshëm.

Megjithëse Rama sot kontrollon me para e benefite 90% të hapësirës publike, kërkon me çdo kusht të atrofizojë me çdo kusht e me sulme brutale çdo zbulesë së të vërtetave dramatike të jetës e politikës shqiptare.

Kështu veproi dhe me News24.

Kështu bëjnë ‘biznesmenët’ e ‘jesmenët’ e ‘sejmenët’ e tij me gazetarët investigativë.

Sulmi shfaq njëherazi pamjen e vërtetë të një sekti i cili i alarmuar mga e vërteta kërkon të shpallë kriminelë të fjalës me kod penal gazetarët dhe jo dhunuesit e fjalës.

Ndërkohë që Shqipëria ka nevojë urgjente për të dënuar krimin ndaj fjalës së lirë.

Askush mos ketë iluzion se porta e BE do hapet duke rrahur gazetarë e mbyllur media!

About Redaksia

Check Also

“Rama në samitin e kokainës”!

Nga Basir ÇOLLAKU Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?! Zaret janë hedhur Luftë …