Berisha: Procesi ndaj Jamarbër Malltezit nis mbi një bazë antiligjore, ai nuk ka qenë kurrë zyrtar apo funksionar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, procesi ndaj Jamarbër Malltezit nis mbi një bazë antiligjore! Bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë, ai nuk ka qenë kurrë zyrtar apo funksionar. Ai u bëri thirrje qytetarëve të gjykojnë vetë mbi ligjshmërinë e procedurës dhe përputhshmërinë e saj me standardet e drejtësisë.

“Së fundmi, kjo nuk ka shumë lidhje me këto, por prapë…

Sot fillon procesi gjyqësor.

Gjykata e Lartë në një vendim të dytë shpall se për veprën e korrupsionit pasiv duhet detyrimisht që nëpunësi apo funksionari të jetë funksionar publik.

Dhe duhet detyrimisht që të kenë pasur fuqi vendimmarrëse.

Jamarbër Malltezi nuk ka qenë kurrë zyrtar apo funksionar publik, sepse ligji ka përjashtuar universitetet nga kjo kategori.

Dhe në ligjin e ri që po bëjnë, tani po përpiqen që t’i përfshijnë.

Por, po këta zotërinj, që tani në një vendim të muajit korrik, qartësojnë se nuk mund të ketë korrupsion pasiv në qoftë se personi nuk është zyrtar i lartë apo zyrtar jo i lartë se janë dy nene dhe që ka fuqi vendimmarrëse.

Tani gjykojeni vetë mbi ç’bazë fillon procesi sot.
Fillon mbi një bazë jashtëligjore”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetari i Veliajt/ Kryeministre është Belinda Balluku

Gazetari i Veliajt dhe i afërt i pushtetit, Baze thotë se Kryeministre de facto e …