Lideri i opozitës, Sali Berisha reagoi edhe për përfundimin e mandatit të kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e quajtur atë puçist dhe duke deklaruar se ‘mori përgjigjen që meritonte’.
Nga SPAK, Berisha u shpreh se përfundimi i mandatit të Troplinit shënon fundin e një përpjekjeje për të ‘përdhosur Kushtetutën’ dhe për të mbrojtur interesa politike.
“Ka ndodhur se puçisti Altin Troplini mori përgjigjen e merituar. Mandati yt mbaroi, përfundoi. Lajmi kryesor ishte, mandati yt përfundoi edhe hiç dorë nga çdo përpjekje për të zgjatur, për të përdhosur kushtetutën.
Tani më thuaj mua, të gjithë ata aty, unë nuk di ndonjërin që nuk është emëruar nga Edi Rama dhe pseudomazhoranca e tij, por siç e shpjegova nga burime absolutisht më të afërta me Erion Veliajn, rezulton se Edi Rama i ka kërkuar Erion Veliajt, në kohën e zgjedhjes së kryetarit të punojë për Kondilin dhe ai është angazhuar me të gjitha forcat.
Të njëjtën gjë i ka kërkuar edhe Lubi Ballukut, edhe ajo është angazhuar me gjithë forcën. Por çfarë ka ndodhur? Një nga të huajt me të cilët Edi Rama bashkëpunonte ngushtësisht për të nxjerrë Dumanin, i thotë; po ti Erion nuk je dakord me Ramën që bën lobing për Kondilin, Erioni ngelet pa mend, por si llosh që ishte, ngeli dhe u kthyer e tha, jo punoj për këtë tani unë.
Pra kjo është e vërteta e zgjedhjes së Dumanit. Është zgjedhë me një dinakëri të Edi Ramës, duke hequr shanset e të gjithë të tjerëve dhe duke punuar me gjithë forcën gjoja për Kondilin, në një kohë kur ky faktikisht punonte me të huajt dhe të huajve u kishte thënë se, kandidati im është Dumani.
Dhe mundësisht shko e pyete Erion Veliajn në burg, çfarë po të thotë”, tha Berisha.