PD letër ambasadave: Ndryshimet e njëanshme në Kuvend dëmtojnë integrimin evropian

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar një letër drejtuar nëntë ambasadave në Tiranë, përfshirë SHBA dhe Bashkimin Evropian, ku shpreh shqetësimin mbi ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama në Rregulloren e Kuvendit.

Kryetari i grupit, Gazment Bardhi, paralajmëron se këto ndryshime dëmtojnë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe përjashtojnë opozitën nga vendimmarrja.

Sipas Bardhit, gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste më 11 shtator, mazhoranca propozoi ndryshime që rrisin numrin e komisioneve parlamentare nga 8 në 11 dhe bashkojnë Komisionin për Integrimin Evropian me Komisionin për Punët e Jashtme, duke ia dhënë drejtimin vetëm përfaqësuesve të mazhorancës.

Ai thekson se kjo shkel traditën e gjatë parlamentare dhe praktikat demokratike në rajon, ku komisioni i integrimit udhëhiqet nga opozita për të garantuar shqyrtimin e duhur të ligjeve që lidhen me integrimin evropian.

foto galeri

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …